Delegacione



ASAMBLEJA E UNIONIT EURO-PERENDIMOR (AUEP)

Kuvendi i Republikës se Maqedonisë në AUEP ka statusin e mysafirit rregullisht të ftuar. Ftesat për të gjitha aktivitetet e AUEP i drejtohen drejtpërsëdrejti Kryetarit të Kuvendit të RM-së, i cili me vendim cakton dy deputetë nga Kuvendi i RM-së që do t’i përcjellin aktivitetet e AUEP-së.

Për mandatin e deputetit 2002-2006 janë caktuar deputetët Kenan Hasipi dhe Zoran Kërstevski.

Asambleja e Unionit Euro-perëndimor - Asambleja Evropiane për Mbrojtje dhe Siguri (AEMS) me seli në Paris, është themeluar në vitin 1954, ndërsa mbledhjen inauguruese e mbajti më 5 korrik 1955. Asambleja i shqyrton dhe i mbështet aktivitetet ndërqeveritare në nivel Evropian në të gjitha sferat e sigurisë dhe mbrojtjes Evropiane, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në çarmatim. Transformimi i Unionit Euro-perëndimor dhe ndërmarrja e funksioneve operative të pjesës qeveritare të UEP nga ana e Unionit Evropian, çuan në ndryshimin e pozitës dhe funksioneve në Asamblenë e Unionit Euro-perëndimor. Kjo sot përqendrohet në përcjelljen e politikës siguruese dhe mbrojtëse të Evropës (SEPM), duke vazhduar të kryejë mbikëqyrjen e implementimit të plotë të obligimit për mbrojtje kolektive, të përcaktuar në nenin 5 të marrëveshjes së ndryshuar të Brukselit si dhe bashkëpunimin me NATO-n, në bazë të nenit 4 të Marrëveshjes. Asambleja gjithashtu, i studion çështjet në lidhje me operacionet paqësore në Ballkan, Lindje të Afërt dhe në Afrikë.

Në Asamblenë e Unionit Euro-perëndimor marrin pjesë rreth 400 deputetë nga parlamentet nacionale të 39 shteteve Evropiane. Asambleja mban dy seanca të rregullta në vit në selinë e Asamblesë në Paris, ndërsa sipas nevojës mund të mbajnë edhe seanca të jashtëzakonshme në qytete të tjera. Në AUEP janë formuar gjashtë komisione të përhershme, të cilat mbajnë disa seanca në vit. Asambleja gjithashtu organizon kolokuiume në të cilat marrin pjesë deputetë, ekspertë dhe përfaqësues të qeverive të cilët diskutojnë për çështje rrjedhëse të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vazhdimisht merr pjesë në seancat e Asamblesë të Unionit Euro-perëndimor, duke filluar nga viti 1993. Në dhjetor të vitit 2003 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë fitoi statusin e “mysafirit special”, ndërsa në shkurt të vitit 2006 statusin e “partnerit shoqërues asociativ” në AUEP. Me hyrjen në fuqi të kartës dhe rregullores së reviduar të Asamblesë të Unionit Evropian (qershor 2008), delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë fitoi statusin e “partnerit” në AUEP.

Click