Delegacione



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË FRANKOFONISË

Shef i delegacionit: ILINKA MITREVA
                Anëtarë: BLLAGOJ ZASHOV
                               NASER AJDINI
                               AGRON BUXHAKU
                               TEUTA ARIFI
                               VASKO SHUTAROV

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është organizatë ndërqeveritare e formuar më 20 mars 1970, nga 21 shtete dhe qeveri kulturore dhe teknike, nën emrin Agjencia për bashkëpunim (Agence de cooperation culturelle et technilue-ACCT), ndërsa në vitin 1988 ajo riemërohet në Organizatë Ndërkombëtare e Frankofonisë (Organization internationale de la Frankophonie-OIF). Në këtë organizatë me seli në Paris, sot janë anëtare 56 shtete dhe qeveri dhe 14 shtete vëzhguese.

Qëllimet kryesore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë janë: promovimi i gjuhës frënge dhe dallimeve  gjuhësore dhe kulturore, promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, mbështetja e arsimit, stërvitjes, arsimit sipëror dhe hulumtimit, zhvillimit të bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe solidaritetit.
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është kuvend përfaqësues i Frankofonisë dhe kuvend i saj konsultues. Ajo është formuar në maj të vitit 1967 në seancë konstituive në Luksemburg me emrin “Asociacioni Ndërkombëtar i parlamentarëve të cilët e flasin gjuhën frënge”, ndërsa në korrik të vitit 1998 në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (Assamblee parlamentaire de la Francophonie-APF).

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë paraqet vend për debate, propozime dhe këmbim mendimesh për të gjitha çështjet me interes të anëtarëve të vet. Në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Ndërkombëtare të Frankofonisë Kuvendi ndërmerr aksione në fushën e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe zhvillimin e demokracisë, të cilat kanë për qëllim ta përforcojnë solidaritetin ndërmjet institucioneve parlamentare dhe ta promovojnë demokracinë dhe sundimin e paqes, veçanërisht në bashkësitë frankofone. Asambleja Parlamentare e Frankofonisë jep kontribut të dukshëm në debatet për temat, siç janë: liria dhe të drejtat politike, parlamentet dhe komunikimi, hapësira ekonomike frankofone, arsimi, pengesat për difuzion të diturive në vendet frankofone, vendi i gjuhës frënge në organizatat ndërkombëtare etj.

Në kuadër të Dimensionit Parlamentar të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë janë formuar edhe organet në vijim: Rrjeti i grave parlamentare, Rrjeti parlamentar për luftë kundër HIV/SIDËS, Parlamenti i frankofonëve të rinj etj. Në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë marrin pjesë 77 parlamente, kuvende parlamentare ose këshilla të vendeve, krahinave, rajoneve dhe organizatave ndërkombëtare. Seksioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, si dhe Byroja e Seksionit dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë  janë themeluar në janar të vitit 2001.

Click