Delegacione



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË DIMENSIONIN PARLAMENTAR TË INICIATIVËS SË EVROPËS QENDRORE

Delegacioni i Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore përbëhet nga shefi dhe dy anëtarë.

Shef i delegacionit: PETAR POP ARSOV

                 Anëtarë: NADA STANÇEVSKA
                                NIKOLLA POPOVSKI


Zëvendës-anëtarë: VASKO SHUTUROV
                                ELMAZE SELMANI
                                TALE GERAMITÇIOVSKI

Iniciativa e Evropës Qendrore është organizatë rajonale në të cilën janë anëtare 17 vende: Anglia, Austria, Bjellorusia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroaci, Republika e Çekisë, Hungaria, Italia, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina, Serbia dhe Mali i Zi. Iniciativa është themeluar në vitin 1989 me emrin Kadrogonale, nga ana e katër shteteve: Italia, Hungaria, Austria dhe RSF e Jugosllavisë.
Në vitin 1990 iniciativës iu bashkëngjit edhe Sllovakia, me çka u bë Pentagonalë.

 Pason Polonia në vitin 1991 dhe grupi u rrit në Heksagonale, kurse në vitin 1992 anëtare u bë Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, pas së cilës iniciativa e ndryshoi emrin në Iniciativë të Evropës Qendrore. Republika e Maqedonisë është anëtare e IQE nga viti 1993. Iniciativa e Evropës Qendrore u orientua kah: përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare, shpejtimit të procesit të integrimit evropian nëpërmjet përkrahjes së anëtarëve më të pazhvilluara dhe ato që u nevojitet zhvillimi i shpejtë ekonomik, përforcimi i aspekteve ekonomike, sociale, juridike dhe aspekteve të tjera të proceseve të tranzicionit dhe të ngjashme.

Dimensionin Parlamentar të IEQ e përbëjnë Kuvendi Parlamentar, Komiteti Parlamentar dhe ad-hoc komitetet e Kuvendit Parlamentar. Dy anëtarë të  parlamenteve nga çdo vend anëtar marrin pjesë në punën e Komitetit Parlamentar, që mbahet në pranverë, kurse në Kuvendin Parlamentar, që mbahet në fillim të vjeshtës, marrin pjesë delegacione të përbëra nga tre deri në shtatë anëtarë. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë përbëhet prej tre anëtarësh.

Click