DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË DIMENSIONIN PARLAMENTAR TË INICIATIVËS SË EVROPËS QENDROR
Delegacioni Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore përbëhet nga kryesuesi dhe dy anëtarët .
Kryesuesi i delegacionit: PETAR POP ARSOV
Anëtarë: JOVAN LLAZAREV
Marjanço Nikollov
Zëvendës-anëtarë : MILE PAÇEMSKI
FEMI JONUZI
BESIM DOGANI
Iniciativa e Evropës Qendrore është organizatë rajonale në të cilën janë 17 vende anëtare: Anglia, Austria, Belo Rusia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika e Çekisë, Hungaria, Italia, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina, Serbia dhe Mali i Zi. Iniciativa është themeluar më vitin 1989 me emrin Kuadrogonala, nga ana e katër shteteve: Italia, Hungaria, Austria dhe RSF e Jugosllavisë.
Në vitin 1990 iniciativës iu bashkëngjit edhe Sllovakia, pas së cilës u bë Pentagonala.
Pason Polonia më vitin 1991 dhe grupi u shndërrua në Heksagonala, kurse në vitin 1992 anëtare u bë Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, pas së cilës iniciativa e ndryshoi emrin në iniciativë të Evropës Qendrore.
Republika e Maqedonisë është anëtare e IQE nga viti 1993. Iniciativa e Evropës Qendrore u orientua kah: përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve anëtare, shpejtimi i procesit të integrimit evropian nëpërmjet përkrahjes së anëtarëve të zhvilluara dhe atyre që u nevojitet zhvillimi i shpejtë ekonomik, përforcimi i aspekteve ekonomike, sociale, juridike dhe aspekteve të tjera të proceseve të tranzicionit dhe të ngjashme.
Dimensionin parlamentar të IEQ e përbëjnë Kuvendi Parlamentar, Komiteti Parlamentar dhe at-hoc komitetet e Kuvendit Parlamentar. Dy anëtarë të Parlamentit nga çdo vend anëtar marrin pjesë në punën e Komitetit Parlamentar, që mbahet në pranverë, kurse në Kuvendin Parlamentar, që takohet gjatë vjeshtës, marrin pjesë delegacione të përbëra nga tre deri më shtatë anëtare. Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë përbëhet prej tre anëtarësh.