E mërkurë 7 dhjetor 2016
Ndarja e çmimit shtetëror "Shën Kliment i Ohrit"
Më 8 dhjetor 2016 (e enjte), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Kliment i Ohrit" do ta ndajë çmimin shtetëror "Shën Kliment i Ohrit" për vitin 2016 për mirënjohje më të lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale me interes publik për Republikën e Maqedonisë.