Aktivitetet

E mërkurë, 19 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Talat Xhaferi me z. Taxhan Ildem, ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për diplomaci publike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z. Taxhan Ildem, ndihmës sekretar i përgjithshëm i NATO-s për diplomaci publike, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.  

Kryetari i Kuvendit në fillim të takimit shprehu falënderim të madh për mbështetjen e dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Stolltenberg për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe shumicës së re parlamentare si dhe në lidhje me proceset reformuese në shoqërinë dhe në planin e integrimit të përshpejtuar të shtetit në NATO. Republika e Maqedonisë që 18 vite e përgatit suksesshëm Planin vjetor për anëtarësim në NATO, me ç'rast edhe ai si ish-zëvendësministër i Mbrojtjes e pastaj edhe si ministër i Mbrojtjes, ka pasur angazhim të madh në përpjekjet për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO.  

Ai shprehu bindje se vetëm me dialog konstruktiv me fqinjët në lidhje me çështjet kontestuese dhe me angazhim aktiv në përmbushjen e Planit 3-6-9, si dhe me miratim konsensual të Propozim-deklaratës për përshpejtim të proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësim në BE dhe NATO, do të finalizohet "puna e papërfunduar" nga Samiti i Bukureshtit të NATO-s në vitin 2008.  

Z. Ildem e theksoi mbështetjen e mëtejshme të NATO-s për përmbushjen e agjendës reformuese ambicioze të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht të planit të sundimit të së drejtës, përforcimit të shoqërisë multietnike dhe parimeve të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe mbajtjes dhe kultivimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. NATO-ja e inkurajoi Republikën e Maqedonisë në drejtim të zbatimit të agjendës reformuese dhe vendosjes së relacioneve të afërta me të gjitha vendet-anëtare të NATO-s në bazë bilaterale, të jap prezantim të mirë të Programit nacional vjetor para Këshillit të Atlantikut Verior dhe veçanërisht Kuvendit të Republikës së Maqedonisë përmes Delegacionit të tij në AP-në e NATO-s të tregojë angazhim të rritur dhe ta kthejë rolin kryesor të Parlamentit si vend i vërtetë për dialogun politik real.

Bashkëbiseduesit i ndanë mendimet pozitive rreth aderimit të Malit të Zi si anëtarja e 29-të e plotfuqishme e NATO-s, me ç'rast Kryetari i Kuvendit theksoi se vizita e tij e parë bilaterale zyrtare ishte pikërisht në Mal të Zi, kur edhe personalisht ua dërgoi urimet e sinqerta për këtë sukses të madh, duke shprehur një shpresë të madhe se Republika e Maqedonisë për një kohë mjaft të shkurtër do të jetë vendi i 30-të si vend-anëtar i NATO Aleancës.  




Click