Aktivitetet

E enjte, 20 korrik 2017 

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Finlandës Ikonen 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot u takua me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Finlandës në Republikën e Maqedonisë, z. Perti Ikonen.  

Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Finlandës ndaj Republikës së Maqedonisë në planin e eurointegrimeve dhe theksoi se interes i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është të intensifikohet bashkëpunimi parlamentar bilateral dhe me atë qëllim së shpejti, si edhe në të gjitha mandatet e deritanishme parlamentare, do të formohet Grup parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Finlandës.  

U shpreh edhe interes për thellimin e bashkëpunimit në nivel të trupave punues dhe për këmbim të përvojave, si mbështetje për integrimet tona evropiane, ndërsa marrëdhëniet e mira miqësore u vlerësuan si bazë e mirë për zgjerimin edhe të bashkëpunimit ekonomik.  

Në kontekst të NATO-s, u përshëndet bashkëpunimi në kuadër të Partneritetit për paqe, duke e pasur parasysh se, megjithëse nuk është anëtare e plotfuqishme e Aleancës, Finlanda është një prej partnerëve më aktiv dhe kontribues i çmuar për operacionet dhe misionet e udhëhequra nga NATO në Ballkan dhe në Afganistan. 

Ambasadori Ikonen ia uroi Kryetarit Xhaferi zgjedhjen e tij dhe i përshëndeti angazhimet e pushtetit të tij për vazhdim intensiv në rrugën e integrimeve euroatlantike. Ai e përsëriti gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar ndihmë konkrete dhe informoi për projektet e filluara me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë.  

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendime edhe për gjendjet aktuale në rajon dhe u pajtuan se vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta është mënyra më e mirë për tejkalimin e sfidave ndërmjet shteteve.    

Click