Aktivitetet

E martë, 14 nëntor 2017

Debat publik me temë: Raport vjetor për zbatimin e Strategjisë për Barazi Gjinore për vitin 2016

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 14 nëntor 2017, e mbajti Mbledhjen e Tretë me këtë rend dite: Debati publik me temë: Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë për Barazi Gjinore për vitin 2016.

Krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit në debatin publik u ftuan të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, koordinatorët për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, Institutit për Studime Gjinore, Lobi i Gruas Maqedonase, Un Women, UNDP-ja, NDI-ja, IRI, Komisioni Evropian, si dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar nga kjo sferë.

Debatin publik me fjalim e hapi: Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, Afrodita Shala Pllavjanska, përfaqësuese e KB-së dhe Jovana Trençevska, këshilltare për barazi gjinore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Me temën fjalime të veta kishin: Nermina Fakoviq, koordinatore për mundësi të barabarta në Ministrinë e Shëndetësisë, Fatmire Hoxha, udhëheqëse sektori në Ministrinë e Ekonomisë, Natasha Jankovska, koordinatore për mundësi të barabarta në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Violeta Vllahoviq, udhëheqëse sektori në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në debat diskutuan deputetet Gjylymsere Kasapi, Liljana Popovska, Nikica Korubin dhe Jagoda Shahpaska, si dhe përfaqësueset e organizatave joqeveritare: Mirjana Najçevska nga Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Juridike-Politike në Universitetin „Shën Cirili dhe Metodi“, Marija Savovska nga Aksioni Shoqëror, Daniella Dimitrievska nga LGM-ja dhe Savka Todorovska nga KNBGJ-ja.

Pas diskutimit u miratuan këto konkluzione:

  1. Të ndërrohet formati i Raportit i cili do ta ndjek planin aksional me prioritetet sektoriale me masën e mjetit indikator, rezultatet dhe hapat e ardhshme në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve dhe të futet analiza krahasuese me atë që është theksuar në planin aksional; 
  2.  Të rriten mjetet për përforcim ekonomik të femrave në politikë;
  3.  Të ndryshohet Kodi zgjedhor me futjen e kuotës për kandidatet për femra kryetare të komunave dhe për pjesëmarrjen e femrave në pushtetin ekzekutiv;
  4.  Të rriten mjetet në buxhet për barazinë gjinore (dhuna në familje, femrat sipërmarrëse, puna me dy ndërrime në kopshte fëmijësh, qendrat për persona me pengesë);
  5. Ratifikimi i Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës në shtëpi (Konventa e Stambollit);
  6. Të ndryshohet Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë.
Click