Aktivitetet

E enjte, 8 shkurt 2018

Takimi i deputetit Grubi me znj. Moli Montgomeri

Artan Grubi ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ku realizoi takim pune me këshilltaren speciale të zëvendëspresidentit të SHBA-së Mike Pence, znj. Moli Montgomeri. 

Grubi dhe Montgomeri biseduan shumë haptazi dhe sinqerisht për situatën politike në vendin tonë dhe sfidat para nesh në lidhje me reformat dhe integrimin euroatlantik.

Deputeti Grubi shprehu falënderim për partneritetin strategjik dhe mbështetjen e SHBA-së për Republikën e Maqedonisë në të gjitha vitet dhe theksoi bindjen se ajo mbështetje nuk do të mungojë as në këtë kohë vendimmarrëse. 

Montgomeri theksoi se SHBA-ja i mbështet synimet euroatlantike të Maqedonisë, dialogun dhe agjendën reformuese që duhet të mundësojë sundimin e së drejtës, sundimin demokratik dhe institucionet kredibile. Ajo e theksoi optimizmin e Shtëpisë së Bardhë rreth lajmeve pozitive të cilat vijnë nga Maqedonia dhe e theksoi momentin e mundësisë së madhe për realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta. 

Grubi përsëriti se koalicioni i zgjidh detyrat e veta vendore që t'u ndihmojë miqve tanë të kenë argumente të fuqishme për rastin tonë. Reformat, përmbushja e të gjitha pritjeve nga Brukseli, Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe fqinjësia e mirë janë në rrugë të shkëlqyer që të realizohen tërësisht. 

Por, sërish, na ngel ende kontesti me fqinjin tonë jugor për të cilin presim ndihmë të drejtpërdrejtë nga SHBA-ja në drejtim të gjetjes së zgjidhjes konsekuente. 

Ky vit është vendimmarrës, kyç dhe historik sepse jemi më afër zgjidhjes përfundimtare, kurse viti i ardhshëm është vit zgjedhor në Maqedoni dhe Greqi, por edhe në Bashkimin Evropian, me ç’rast do të kemi parlament dhe komision të ri evropian. 

Në fund, Grubi dërgoi ftesë për zëvendëspresidentin e SHBA-së Mike Pence ta vizitojë Maqedonisë sa më shpejtë që është e mundur. 

Click