Aktivitetet

E premte, 26 tetor 2017 

KËMBIMI KULTUROR SI NJË PREJ MËNYRAVE MË TË MIRA TË NJOFTIMIT TË NDËRSJELLË TË POPUJVE TË MAQEDONISË DHE VENEZUELËS 

Anëtarët e Grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentet e vendeve të Amerikës latine dhe Karaibeve realizuan takim me ambasadoren e Venezuelës e autorizuar për Republikën e Maqedonisë, znj. Orieta Kaponi. Në takimin ishin të pranishëm kryetarja e Grupit, znj. Emilia Aleksandrova dhe anëtarët: znj. Sonja Mirakovska, z. Muhamed Zekiri, z. Rexhail Ismaili dhe z. Lupço Dimovski.

Kryetarja e Grupit parlamentar, znj. Emilia Aleksandrova, theksoi se me formimin e Grupit të tillë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në disa mandate të njëpasnjëshme, deputetët e tregojnë përkushtimin dhe interesin e tyre për vendosje dhe thellim të lidhjeve ndërparlamentare me shtetet e rajonit të Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Ajo i përshëndeti përpjekjet e ambasadores Kaponi për zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e kulturës, dhe në atë drejtim u fokusua në prezantimin e kinematografisë së Venezuelës në Republikën e Maqedonisë duke i prezantuar gjashtë filma nga produksioni më i ri filmik i Venezuelës gjatë kësaj jave dhe shfaqi shpresë se ato do të priten shkëlqyeshëm nga publiku i Maqedonisë. 

Kryetarja Aleksandrova theksoi se bashkë me anëtarët e Grupit, në periudhën që vijon, do të bëjë përpjekje maksimale për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar dhe për thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Venezuelës, si në nivel bilateral, ashtu edhe në nivel multietnik. 

Ambasadorja Kaponi e theksoi rëndësinë e këmbimit kulturor si një prej mënyrave më të mira të njoftimit të ndërsjellë të popujve të të dyja shteteve, ndërsa prezantoi edhe iniciativa për bashkëpunim ekonomik në më shumë sfera. Ajo informoi se pas trazirave të paradokohshme, gjendja aktuale e skenës politike në Venezuelë është e qetë dhe stabile.  Ajo premtoi se do të angazhohet fuqimisht për heqjen e vizave ndërmjet të dyja shteteve meqë se regjimi i vizave ndërmjet të dyja shteteve paraqet vështirësi për zhvillimin e turizmit. 

U shpreh gatishmëri nga ana e deputetëve në Kuvend që të ratifikohen të gjitha marrëveshjet bilaterale të cilat do të arrihen ndërmjet të dyja shteteve për avancimin e bashkëpunimit ekonomik. 

Bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se ky takim i parë do të jetë edhe hapi i parë i suksesshëm drejt bashkëpunimit të ardhshëm më intensiv. 

Click