Aktivitete

E hënë, 26 shkurt 2018

Konferenca e Trembëdhjetë e KOSAP

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë filloi Konferenca e 13-të e komisioneve parlamentare për çështje/integrime evropiane të vendeve të përfshira në procesin për stabilizim dhe asocim nga Evropa Juglindore – KOSAP.

Hapjen solemne të Konferencës dhe me të kryesoi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, ndërkaq fjalim përshëndetës kishte edhe Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi.

Kryesuesi Grubi u dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë në Kuvendin dhe Komisionin për Çështje Evropiane si nikoqir i Konferencës së 13-të të komisioneve parlamentare për çështje/integrime evropiane të vendeve të përfshira në procesin për stabilizim dhe asocim të Evropës Juglindore. Njëkohësisht theksoi se mbledhja e sotme është forum i vërtetë për t’u diskutuar haptazi në lidhje me disa çështje të cilat janë aktuale.

Në suazat e Konferencës janë mbajtur dy sesione pune të cilat janë pjesë e një procesi të njëjtë, përkatësisht plotësim i BE reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në sesionin e parë me temën: Perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor, mysafirë ishin ambasadori i BE-së në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar, anëtari i Parlamentit Evropian, z. Eduard Kukan, si dhe z. Kristijan Vigenin, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Kontroll të Fondeve Evropiane diskutuan për BE Strategjinë për Ballkanin Perëndimor: Perspektivë kredibile e zgjerimit dhe angazhim i fuqizuar i BE-së për Ballkanin Perëndimor, në vigjilje të Raporteve për vendet nga Komisioni Evropian dhe konkluzionet e Këshillit të BE-së në qershor.

Ndërsa në lidhje me sesionin e dytë për temën: Ballkani Perëndimor i sunduar nga e drejta, mysafirë ishin ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, z. Xhes Bejli, ministri i Punëve të Jashtme, z. Nikolla Dimitrov, eurodeputeti, z. Ivo Vajgëll dhe ministri i Drejtësisë, z. Bilen Saliji.

Në bazë të diskutimeve që janë paraqitur gjatë dy sesioneve, si përfaqësues të sektorit joqeveritar, që padyshim është i inkuadruar në përcjelljen e proceseve eurointegrative të vendit, por edhe më gjerë në rajon, z. Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci “Societas civilis” (IDSCS) prezantoi mendimet e tij konkluduese.

Kryesuesi Grubi ka shprehur besim se Konferenca edhe një herë në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke ka demonstruar gatishmërinë e deputetëve të vendeve të këtij rajoni, bashkërisht të punojnë në integrimin sa më të shpejtë të të njëjtit në Bashkimin Evropian.

Në fund nga diskutimi i anëtarëve të Konferencës së 13-të të KOSAP-it në Shkup ishte miratuar Deklarata e Përgjithshëm dhe pasuan deklaratat e medieve. 

 
a

Na ndiqni në: