E mërkurë, 27 dhjetor 2017
Kryetari Xhaferi dhuroi pako për vitin e ri
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u dhuroj pako të Vitit të Ri nxënësve të shkollës së veçantë fillore - "Idnina" dhe fëmijëve të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Reparti i Onkologjisë.
Buzëqeshjet dhe shoqërimi me këta fëmijë të mrekullueshëm na përkujton edhe një herë se gëzimi, mendimet e mira dhe shtrirja e dorës duhet të jenë udhërrëfyesit në përditshmërinë e çdo njeriu pa dallim të profesionit dhe moshës.