Aktivitete

E hënë, 6 nëntor 2017, Beograd 

KUZMANOVSKA: PARLAMENTET DUHET TA KENË FUNKSIONIN KONTROLLOR I SHPENZIMIT TË MJETEVE PUBLIKE NGA ANA E PUSHTETIT EKZEKUTIV 

Në organizim të Organizatës globale të deputetëve kundër korrupsionit (GOPAC), Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: znj. Liljana Kuzmanovska, kryetare e Komisionit për Financim dhe Buxhet, z. Vasko Kovaçevski dhe znj. Vlladanka Aviroviq, anëtarë të Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë merr pjesë në mbledhjen parlamentare rajonale me temë: "Mjetet novatore për mbikëqyrje dhe platforma joformale të deputetëve për mbikëqyrje dhe transparencë të zmadhuar: prezantimi i portalit për mbikëqyrje të mjeteve publike". Mbledhja mbahet në Beograd, në Kuvendin popullor të Republikës së Serbisë më 6 dhe 7 nëntor 2017. Në mbledhjen u këmbyen mendime për mekanizmat të cilat i kanë në dispozicion deputetët për kontroll të shpenzimit të mjeteve publike si dhe për implementimin e legjislacionit të antikorrupsionit dhe për funksionet e institucioneve shtetërore kompetente për luftë kundër korrupsionit. 

Në mbledhjen fjalim mbajtën znj. Liljana Kuzmanovska, kryetare e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e cila theksoi se transparenca në shpenzimin e mjeteve publike paraqet vegël të rëndësishme e cila duhet të kontribuojë për menaxhim të përgjegjshëm me mjetet financiare. Parlamentet duhet ta kenë funksionin kontrollor të shpenzimeve të mjeteve publike nga ana e pushtetit ekzekutiv dhe për atë qëllim parlamentet nacionale nevojitet të disponojnë me mekanizma të cilat do t'ua mundësojnë funksionin kontrollues. Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetët kanë në dispozicion disa mekanizma për kryerje të funksionit kontrollues siç është përfshirja aktive e deputetëve (anëtarët e Komisionit kompetent për Financim dhe Buxhet) në të gjitha fazat nga përgatitja e Buxhetit për vitin e ardhshëm fiskal përmes mbajtjes së mbledhjeve me përfaqësuesit e Ministrive për Financa; transmetimi i drejtpërdrejtë televiziv i mbledhjeve në të cilat shqyrtohet Propozim-buxheti mundëson informim i opinionit për mënyrën e shpenzimit të mjeteve publike; Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrton Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror për revizion dhe miraton konkluzione. 

Kontrolli mbi Buxhetin e Republikës së Maqedonisë bëhet edhe përmes Llogarisë përfundimtare të Buxhetit, e në pajtim me dispozitat e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kontrolli mbi Buxhetin mund të bëhet edhe përmes institutit "pyetje deputetësh". 

Gjithashtu, e theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe implementimin e legjislacionit antikorruptues, Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave, Ligjin për lobim dhe Ligjin për mbrojtje të denoncueseve. Në fjalimin e saj, znj. Liljana Kuzmanovska i ceku edhe kompetencat e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit të Republikës së Maqedonisë. 

 
a

Na ndiqni në: