Aktivitetet

E enjte, 21 dhjetor 2017

MBLEDHJA E GJASHTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 6-të, si trup punues amë, në lexim të parë, shqyrtoi: 

1. Propozim-ligj për ndryshmin e Ligjit për komunikime elektronike - leximi I;

2. Propozim-ligj për ndryshmin e Ligjit për themelimin e Rrjetit Hulumtues Akademik të Maqedonisë - leximi I;

3. Propozim-ligj për gjelbërim urban - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Liljana Popovska, Maja Moraçanin, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Bllagoj Boçvarski, Dime Vellkovski dhe Ejup Alimi. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z.  Aleksandar Bajdevski. 

Në arsyetimin e dy propozim-ligjeve të para nga a ana e përfaqësuesit të Qeverisë dhe në arsyetimin e propozim-ligjit nga ana e propozuesit - deputetja Liljana Popovska, u theksua nevoja për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Komision për Transport, Lidhje dhe Ekologji me nga 6 vota "pro" për të tre Propozim-ligjet, e miratoi konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë konstatoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 
Click