Aktivitetet

E enjte, 21 dhjetor 2017

MBLEDHJA E KATËRTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 4-të, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti (të parashtruar nga deputetët: Emil Dimitriev, Nolla Ismajlloska Starova dhe Kërsto Mukoski). 

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm Vllaste Dimkoviq, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin mori pjesë deputetja Mira Stojçevska. 

Në fund të debatit, Komisioni pa asnjë votë "pro", asnjë votë "të përmbajtur" dhe me 6 vota "kundër", konkludoi se Propozim-ligji nuk është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 




Click