Aktivitetet

E hënë, 19 mars 2018

PJESËMARRJA E DEPUTETIT LLOKVENEC NË MBLEDHJEN E AP TË PBEJL

Deputeti Hari Llokvenec mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë parlamentare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që mbahet më 16 dhe 17 mars 2018 në Bled, Republika e Sllovenisë, në kuadër të kryesimit të Sllovenisë me PBEJL. 

Me mbledhjen kryesoi z.  Branko Zorman, deputet nga Sllovenia dhe kryesues i Komitetit të Përhershëm të AP të PBEJL.  Para deputetëve mbajti fjalim dr. Dushan Car, anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Dialogut për Menaxhim me Internetin në Evropën Juglindore (SEEDIG), i cili informoi për aktivitetet e kësaj platforme për bashkëpunimin rajonal, të përkushtuar në dialogun e hapur, inkluziv dhe joformal për menaxhim me internetin, e para se gjithash për temat që do të shqyrtohen në Mbledhjen e katërtë vjetore vijuese e SEEDIG, që do të mbahet në maj 2018, në Lubjanë. 

Në kuadër të Mbledhjes së Komitetit të përhershëm u mbajt diskutim për caktimin e selisë së Sekretariatit të përhershëm të AP të PBEJL, ku mori pjesë z.  Hari Llokvenec.  Ai theksoi se nevojitet që sa më shpejt të formohet sekretariati i përhershëm ndërkombëtar i Kuvendit, i cili do të kontribuojë për ndikim më të gjerë politik dhe dukshmëri të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe përforcim të bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve pjesëmarrës në Procesin, si dhe bashkëpunimit me asambletë tjera parlamentare.  Z. Llokvenec theksoi se zgjidhja më e mirë e mundshme është të arrihet pajtim ndërmjet të dy parlamenteve që kandidohen të jenë nikoqirë në Sekretariatin e përhershëm (parlamentet e Turqisë dhe Bulgarisë).  Duke pasur parasysh se të dyja palët kanë argumente të fuqishme për pranimin e propozimit të tyre, si zgjidhje kompromisi mund të mendohet për rotaconin e selisë së Sekretariatit dhe sekretarit të përgjithshëm të AP të PBEJL në periudhë prej pesë vitesh. 

Në mbledhjen e Komitetit të përhershëm u përcaktuan propozimi i rendit të ditës dhe draft-Deklarata finale për Sesionin e ardhshëm plenar të AP të PBEJL, që do të mbahet më 13 dhe 14 prill 2018 në Lubjanë, si dhe programi i punës i Asamblesë parlamentare për periudhë 2018/2019. 

Asambleja parlamentare e PBEJL, në të cilën marrin pjesë parlamentet e vendeve të Evropës Juglindore: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bulgaria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi qëllimet dhe detyrat e veta i bazon në principet e pronësisë rajonale dhe integrimit evropian. Asambleja parlamentare luan rol të rëndësishëm në promovimin e pjesëmarrjes parlamentare dhe lehtësimin e dialogut interparlamentar dhe bashkëpunimin në rajon, si dhe në nxitjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.  

Click