Aktivitetet

E premte, 8 qershor 2018, Villnus, Lituani 

SAMITI I FEMRAVE LIDERË POLITIKË 

Ne kuadër të Samitit të femrave liderë politikë, i cili mbahet këtë vit në Villnus, Lituani, mori pjesë edhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të deputeteve: Gjulumser Kasapi, Irena Stefoska, Liljana Kuzmanovska dhe Mirsada Emini-Asani. 

Ne Samitin morën pjesë përfaqësuesit dhe anëtaret e delegacioneve prej afro 80 vendeve, me më shume se 400 përfaqësues.  Porosia kryesore dhe agjenda e shumicës së temave që u diskutuan në këtë Samit, ishte lidershipi i femrave politikane te cilat e ndryshojnë boten. 

Delegacioni maqedonas mori pjese aktive në këtë Samit dhe në fjalimin e vet në veçanti u përqendrua në temat lidhur me barazinë dhe përfaqësimin e femrave në politikën maqedonase. 

Gjatë diskutimit në veçanti u potencua rëndësia e Klubit parlamentar të deputeteve, i cili këtë vit shënon 15 vjetorin e ekzistimit të tij si dhe kontributi i dhënë për avancimin e legjislativit, veçanërisht rritjen e përqindjes së pjesëmarrjes së femrave dhe meshkujve si tema të cilat e rregullojnë barazinë gjinore, etj. 

"Megjithëse ende jetojmë në botën e meshkujve, ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të palodhshme në shumë çështje lidhur me përforcimin dhe pasurimin e mundësive të femrave në shoqërinë maqedonase", theksuan përfaqësuesit e delegacionit maqedonas. 

Në margjinat e Samitit, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi një takim të shkurtër bilateral me zëvendëskryeministrin e Rumanisë. Në takimin u konstatuan marrëdhëniet e deritanishme miqësore ndërmjet të dyja vendeve dhe zëvendëskryeministrja rumune shprehu mbështetje të fuqishme për integrimet tona në BE në Këshillin e ardhshëm evropian. 




Click