Aktivitetet

E enjte, 1 shkurt 2018

Takim i kryetarit Xhaferi dhe Komisarit për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, z. Nils Muzhnieks

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Talat Xhaferi realizoi takim me Komisarin për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, z. Nils Muzhnieks i cili është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë. 

Kryetari Xhaferi, në fillim të takimit i uroi mirëseardhje komisarit në shtëpinë ligjvënëse dhe mandej vazhdoi me informimin për situatën aktuale dhe aktivitetet e Kuvendit në raport me ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe respektimin e dallimeve në përputhje me standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtarisht. Kryetari i Kuvendit, e theksoi faktin se shtëpia ligjvënëse, nëpërmjet Raportit vjetor të Komisionit Ndër-resorësh për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e përcjell zbatimin e të njëjtave. 

Komisari Muzhnieks falënderoi për sqarimet e hollësishme të dhëna nga kryetari Xhaferi, me ç'rast, i vlerësoi pozitivisht aktivitetet e shtëpisë ligjvënëse në raport me implementimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës. Përmirësimi i legjislacionit në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht përmes ndryshimeve ligjore në fushën e diskriminimit dhe kompetencat e avokatit të popullit, janë me rëndësi thelbësore për përmirësimin e realizimit të të drejtave të njeriut në kohën e zhvillimit demokratik të vendit. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, është i hapur për çfarëdo bashkëpunimi dhe është i përgatitur që edhe më tutje të punojë në drejtim të harmonizimit të rregullativës ligjore me rekomandimet që vijnë nga Këshilli i Evropës. 

Click