Aktivitetet

E martë, 14 nëntor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z.EMILIO LORENCO SERA, AMBASADOR I MBRETËRISË SË SPANJËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Kryetari Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e ri dhe të autorizuar të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, z. Emilio Lorenco Sera. 

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë ambasadorit të ri dhe punë të suksesshme dhe të frytshme, duke shprehur kënaqësi për faktin se marrëdhëniet politike me Mbretërinë e Spanjës i karakterizon miqësi pa çështje të hapura. Kryetari Xhaferi e informoi ambasadorin për ftesën e drejtuar te kolegia e tij në Kongresin reprezentativ të Mbretërisë së Spanjës, z-nja Ana Pastor, ta vizitojë Republikën e Maqedonisë gjatë vitit 2018.

Gjithashtu, u falënderua për përkrahjen në aspiratat për anëtarësim në NATO dhe në BE të Republikës së Maqedonisë dhe e informoi për reformat rrjedhëse të cilat ndërmerren për përmbushjen e kritereve të duhura, duke përfshirë këtu edhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët. 

Sa i takon ngjarjeve aktuale në Spanjë, kryetari Xhaferi e afirmoi qëndrimin e Republikës së Maqedonisë me të cilin jepet përkrahje e plotë për Qeverinë e Mbretërisë së Spanjës për ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe sovranitetin, nëpërmjet respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, dhe shprehu bindjen se Qeveria e Mbretërisë së Spanjës do të arrijë ta sigurojë rendin kushtetues në mënyrë demokratike, rend me të cilin do të garantohen liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve. 

Ambasadori Sera u falënderua për mundësinë për takim dhe këmbim të mendimeve rreth ngjarjeve aktuale në të dy vendet. Ai nënvizoi se Spanja do të vazhdojë me përkrahjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE, për arsye se anëtarësimi i saj do të kontribuojë për stabilitetin e gjithë rajonit dhe këtë do ta bëjë në mënyrë më intensive gjatë kryesive të ardhshme me Këshillin e BE në vitin 2018 dhe 2019 година, emërues i përbashkët i të cilës mes prioriteteve tjera, do të jetë edhe zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Sera i përshëndeti proceset reformuese në vend dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, që paraqesin parakushtin kryesor për anëtarësim në organizatat euroatlantike. 

Bashkëbiseduesit bashkërisht konstatuan intensitet të pamjaftueshëm të takimeve në nivel të lartë dhe u obliguan ta shfrytëzojnë momentin kur që të dy janë të porsazgjedhur në këto funksione, personalisht të kontribuojnë për intensifikimin e komunikimit, veçanërisht në sferën e bashkëpunimit parlamentar. 

Click