Aktivitete

E hënë, 5 mars 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z. MIROSLLAV JENÇA, NDIHMËS SEKRETAR GJENERAL I KOMBEVE TË BASHKUARA 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z. Mirosllav Jença, ndihmës sekretar gjeneral i Kombeve të Bashkuara për çështje politike. Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja Lujza Vinton, koordinatore rezidente e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe përfaqësues rezident i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara. (PZhKB)   

Kryetari Talat Xhaferi, duke i uruar mysafirit mirëseardhje, theksoi se Republika e Maqedonisë, si anëtare e OKB-së prej në vitin 1993, kontribuon në mënyrë aktive në të gjitha agjencitë dhe programet e saj. Vendi mbetet i përkushtuar ndaj angazhimeve për respektimin e obligimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në fushën e të drejtave të njeriut, joproliferimin e armëve, luftën lundër terrorizmit, ndryshimet klimatike dhe implementimin e qëllimeve zhvillimore të mileniumit, por edhe në përkrahjen e misioneve paqësore të Organizatës në Liban - UNIFIL. Ai i informoi të pranishmit se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, më 22 dhjetor të vitit 2017, e ratifikoi të ashtuquajturën Konventë të Stambollit të Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe shumës familjare, me çka mundësohet implementimi i obligimeve nga Konventa në praktikë. 

Sa i takon proceseve të eurointegrimit, kryetari Xhaferi e theksoi përkushtimin e Qeverisë dhe të Kuvendit për zbatimin e Planit 3-6-9, që tani më e sho]ënojmnë rrumbullakimin e vet, hapat e ndërmarra në raport me përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore nëpërmjet nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë dhe masat për ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët për kontestin me Greqinë. Pas hapave të ndërmarra, pritja e pranimit të raportit pozitiv me rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe për konstatimin e anëtarësimit të vendit në NATO këtë vit është e pakontestueshme. 

Z. Jença e përuroi kryetarin Xhaferi për udhëheqjen në qetësimin e situatës në Kuvend  dhe për zbatimin e reformave të domosdoshme,. për të cilat Kombet e Bashkuara e tregojnë solidaritetin e vet dhe i përkrahin angazhimet për ardhmërinë evropiane të të gjithë qytetarëve në vend. Me këtë rast, ai e potencoi faktin se ambasadorja Vinton dhe ekipi i saj në vend janë në dispozicion për të ndihmuar gjatë zbatimit të këtyre reformave.  

Z. Jença falënderoi për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore, që edhe pse në numër të vogël, e demonstron vendosshmërinë e vendit për përkrahjen e aktiviteteve të Kombeve të Bashkuara. Në lidhje me çështjen e emrit, z. Jença konstatoi se ky është momenti i vërtetë dhe se Kombet e Bashkuara dhe Sekretari gjeneral, do i përkrahin të gjitha përpjekjet që të dyja palët të bëjnë hap përpara dhe të gjetet zgjidhje e cila do të ketë kontribut jo vetëm në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve por edhe më gjerë për stabilitetin e rajonit. Në fund, ai e nënvizoi domethënien e ndërtimit të konsensusit në shtet rreth qëllimeve strategjike, siç është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

 
a

Na ndiqni në: