Aktivitetet

E enjte, 8 shkurt 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z. OLEG SHÇERBAK, AMBASADOR I FEDERATËS RUSE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë, z. Oleg Shçerbak. 

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për realizimin e takimit dhe shpresë se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse do të vazhdojnë të zhvillohen në vijën përpjetë.

Duke theksuar se pas ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017, Kuvendi arriti të kthehet në rrjedhë normale të funksionimit, Kryetari e informoi ambasadorin Shçerbak për aktivitetet e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deri në fund të vitit, siç është nxjerrja e një sërë ligjeve reformuese që rrjedhin nga rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Përveç kësaj, edhe negociatat ndërmjet pushtetit dhe opozitës vazhdojnë edhe përskaj vendimit të opozitës që mos marrë pjesë në punën e Kuvendit. Kryetari Xhaferi, i konfirmoi prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë siç është anëtarësimi në BE dhe NATO, duke sugjeruar se në muajin prill presim Raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës. 

Duke e nënvizuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare, kryetari Xhaferi informoi se deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë të inkuadruar në mënyrë aktive në aktivitetet parlamentare ndërkombëtare, ndërsa delegacioni i Kuvendit merrte pjesë në Asamblenë  e 137-të të Unionit Inter-Parlamentar, që u mbajt në tetor të vitit 2017 në Shën Petersburg. 

Ambasadori Oleg Shçerbak shprehu pritje se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë do të vazhdojnë të thellohen në të gjitha fushat, a sidomos në fushën e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Ai informoi për shënimin e "Ditës së diplomacisë ruse", dhe për ceremoninë që me këtë rast do të mbahet më 9 shkurt 2018 në Manastir. Përveç kësaj, këtë vit përmbushen 25 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë dhe shënimi i këtij jubileu do të japë nxitje plotësuese për përparimin e bashkëpunimit bilateral. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se në përgjithësi janë të kënaqur nga zhvillimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, edhe pse ekziston potencial për thellimin e bashkëpunimit edhe atë, para së gjithash në sferën e bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, energjetikës dhe transportit.  

Click