Aktivitetet

E enjte, 21 dhjetor 2017, Tiranë

Takim i kryetarit Xhaferi me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Shqipërisë, z-njën Senida Mesi 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, z-njën Senida Mesi.

Në fillim të takimit, zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, shprehu kënaqësi për mundësinë e takimit me kryetarin e Kuvendit dhe këmbimin e mendimeve në drejtim të përparimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Me rëndësi thelbësore është nënshkrimi i marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, shëndetësisë dhe arsimit, me ç'rast kryetari Xhaferi theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do i përkrahë të gjitha iniciativat të cilat janë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të të dy vendeve miqësore. 

Kryetari Xhaferi e përshëndeti mbajtjen e paradokohshme të seancës së përbashkët të të dy Qeverive, që paraqet edhe një hap në drejtim të thellimit të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit rajonal. Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe politika e hapur ndaj fqinjëve është prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për arsye se kjo është e domosdoshme për integrimin e tërësishëm të rajonit në strukturat euroatlantike. 

Zëvendëskryetarja Mesi i përçoi mesazhet e mbështetjes pa rezervë në raport me anëtarësimin e plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe shpreson se së shpejti do të mënjanohet edhe pengesa e fundit e cila qëndron në rrugën e aderimit. 

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan se duhet të punohet me përshpejtim në ndërlidhjen infrastrukturore dhe energjetike të të dy vendeve, për shkaka se kjo do e lehtësojë dhe përparojë bashkëpunimin ekonomik.  

Click