Aktivitetet

E martë, 23 tetor, 2018, Pragë

Takim kryetarit Xhaferi me princin Karel Shvarcenberg, zëvendës kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme     

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi realizoi takim me Princin Karel Shvarcenberg, zëvendës kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme. Në takim mori pjesë edhe Jan Lipavski, zëvendës kryetar i Komisionit për Mbrojtje në Dhomën e deputetëve në Parlamentin e Republikës së Çekisë dhe deputetë anëtarë të Komisionit.   

Princi Shvarcenberg e përshëndeti fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese. Theksoi se çdo herë e ka vlerësuar kontestin ndërmjet dy vendeve si plotësisht të pa kuptimtë, i cili vetëm se e vështirëson procesin e stabilizimit të rajon. Për Republikën e Maqedonisë, kjo do të thoshte ngecje prej pothuajse tre dekada, kohë e cila kaloi pa kthim, por lëvizjet aktuale pozitive japin shpresë se do të bëhet hap i fuqishëm drejt integrimit euro - atlantik.  Republika e Çekisë, fuqishëm i mbështet aspiratat e Republikës së Maqedonisë të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE dhe NATO-s, vend ku takon natyrshëm.   

Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme çeke dhe për miqësinë e sinqertë shume vjeçare.  Me votimin e nevojës për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë treguan se pjesa më e madhe e deputetëve kanë vetëdije të lartë shtetërore për prioritetet strategjike të vendit, duke u ngritur mbi interesat partiake.  Ftesa për anëtarësim në NATO edhe marrja e datës për negociata paraqesin rezultate të dukshme të politikës së drejtë dhe sinjal i qartë për aktivitetet e mëtutjeshme në këtë plan. 

Kryetarja e Grupit për Bashkëpunim të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin e Çekisë, Jagoda Shahpanska, shpreh besimin në ndërtimin e urave të miqësisë, nëpërmjet shembullit të bashkëpunimit ndërmjet parlamentit të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë.    

Deputetja Vlladanka Avioviq i njoftoi nikoqirët me hapat e ardhshëm të procedurës për ndryshme të Kushtetutës, gjetjen e përbashkët të koncepteve më përkatëse për përmirësimin e tekstit të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim implementimin e Marrëveshjes.  

U theksua se në veçanti respektohet angazhimi i lartë profesional i policëve çekë, të cilët së bashku me policët maqedonas patrullojnë në kufirin jugor dhe përditë pengojnë përpjekjet për hyrje ilegale të refugjatëve.  

Bashkëbiseduesit ndanë bindjen për intensifikimin e bashkëpunimit ndër parlamentar bilateral, në veçanti ndërmjet grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe komisionet resoriale, në funksion të ndarjes së përvojave çeke në integrimet euro - atlantike.

Në kuadër të vizitës zyrtare, kryetari Xhaferi realizoi edhe vizita protokollare me Vojteh Filip, zëvendës kryetar i Dhomës së deputetëve në Parlamentin e Republikës së Çekisë dhe me Milan Shteh, kryetar i Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, gjatë së cilave u shkëmbyen mendime për gjendjen politike në të dy vendet dhe për mënyrat për avancimin e bashkëpunimit bilateral. 

Click