Aktivitete

E hënë, 12 shkurt 2018 

TAKIMI I DEPUTETIT GRUBI ME DIPLOMATIN AMERIKAN, Z. METJU NIMIC 

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, në Nju Jork kishte drekë pune me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara për kontestin me emrin, diplomati amerikan, z. Metju Nimic.  

Grubi ia përcolli Nimicit të gjitha përshtypjet e tij nga takimet intensive në Uashington, përfshirë edhe observimet edhe nga bashkëbiseduesit tjerë në periudhën ndërmjet të dyja takimeve të ndërsjellë. 

Të dy bashkëbiseduesit biseduan në përgjithësi për kontestin dhe ndërmjetësimin e Nimicit dhe ndanë mendime për ngjarjet aktuale. 

Qëndrimet e dy kryeministrave nxisin optimizëm se tani zgjidhja është më afër se kurrë. Sipas Grubit dhe BDI-së, zgjidhja përfundimtare e cila do të arrihet duhet të jetë me dinjitet dhe e pranueshme për të dyja palët.

Kompromisi duhet të mundësojë integrim urgjent dhe pa asnjë vonesë të Maqedonisë në NATO dhe BE. Kjo do të rezultojë me paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në vendin tonë dhe në rajon, por së bashku me reformat sistemore paraqet parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore.

BDI-ja plotësisht i mbështet përpjekjet e z. Nimic dhe negociatorëve në kontestin me fqinjin tonë jugor. 

 
a

Na ndiqni në: