Aktivitete

E enjte, 9 nëntor 2017 

Takimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi me eurodeputetin z. Ivo Vajgëll

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me deputetin e Parlamentit Evropian, z. Ivo Vajgëll. Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë dhe e informoi për ngjarjet rrjedhëse në planin politik, si dhe për aktivitetet e planifikuara të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deri në fund të këtij viti kalendarik. 

Eurodeputeti dhe referuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, z. Ivo Vajgëll u falënderua për mundësinë të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të bisedojnë për ndryshimet të cilat ndodhin në drejtim të përmbushjes së obligimeve të lidhura me proceset eurointegruese. Parlamenti Evropian e mbështet Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe bëhet fjalë në ato vende të Ballkanit Perëndimor të kenë trajtim të barabartë në kontekst rajonal.

Përveç interesit për ngjarjet aktuale dhe zhvendosjeve nga vizita e fundit të grupit të eurodeputetëve në gusht të këtij viti, ku edhe eurodeputeti ishte prezent, u bisedua edhe për mundësinë për fillimin e dialogut ndërmjet grupeve të ndryshme të deputetëve në Kuvendin e temave të caktuara.  Ky dialog, nën patronazhin e Parlamentit evropian ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e atmosferës pozitive në Kuvendin e Republikën e Maqedonisë dhe komunikim më të mirë të opozitës dhe pushtetit në lidhje me çështje të caktuara.  

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe më tutje mbetet i përkushtuar në reformat të cilat janë të nevojshme për përafrimin me Bashkimin Evropian dhe marrje të rekomandimit pozitiv nga ana e Komisionit Evropian në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.    

 
a

Na ndiqni në: