E enjte 11 korrik 2019, Potoçar
FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË SHËNIMIN E 24-VJETORIT TË GJENOCIDIT NË SREBRENICË
Të jesh këtu sot, në këtë vend të pikëlluar, vend i cili gjëmon me qetësi e cila është më e zëshme se gjëma më e madhe është ndjenjë e dhimbshme. Pikëllimi dhe dhimbja ndjehen në çdo frymëmarrje, në çdo hap që bëhet mbi këtë truall. Por sërish, duhet me qenë i fortë dhe të bëhet hap dinjitoz, të nderohen viktimat e njohura dhe të panjohura, të zbuluara dhe akoma të pazbuluara që të tregojmë me vepër se jemi të vetëdijshëm për tragjedinë e madhe njerëzore, të dëshmojmë se kemi përgjegjësi dhe respekt njerëzor dhe moral, të inkurajohemi dhe të angazhohemi që kurrë mos harrohet, kurrë mos harrohet dhe kurrë mos përsëritet!