Takimi i Kryetarit Xhaferi me përfaqësues të...

E mërkurë, 5 shkurt 2020  

Takimi i Kryetarit Xhaferi me përfaqësues të Fonadicionit Vestminster për Demokraci dhe Ambasadoren Gallovej  

Takimi ishte në prag të hapjes solemne të Zyrës Parlamentare Buxhetore në kuadër të Shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe paraqet Njësi organizative e posaçme - Seksioni që sipas Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është qendër analitike që shërben për avancimin e mbikëqyrjes parlamentare financiare përmes përgatitjes së analizave financiare dhe buxhetore për nevojat e deputetëve dhe trupave punues.

Lexo më shumë

Liderët parlamentarë me propozim-rregulla të...

E hënë, 3 shkurt 2020

Liderët parlamentarë me propozim-rregulla të reja për Kuvendin për përbërjen e tij të re

Partitë parlamentare arritën pajtueshmëri për rirregullim të madh të Rregullores së Kuvendit. Ato u obliguan që ta parashtrojnë tekstin pas zgjedhjeve.

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Dialogun Zhan Mone t&#2...

E premte, 31 janar 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Dialogun Zhan Mone të tretë

Sot vazhdojmë me Dialogun e ri Zhan Mone, të tretë me radhë, dhe mua më vjen mirë që mes nesh gjendet përbërja e re e eurodeputetëve, miq të Kuvendit dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kolegë tanë nga Parlamenti Evropian, të cilët janë këtu ta vazhdojnë me ne bashkëpunimin që filloi në maj të vitit 2018, vazhdoi në qershor të vitit 2019 në Kuvend ...
Lexo më shumë

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME PËRFAQËSUESIT E LID...

E premte, 31 janar 2020

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME PËRFAQËSUESIT E LIDERËVE TË UNIONEVE RINORE TË KRUSHEVËS DHE SELANIKUT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me liderët e Unionit Rinor të Krushevës dhe Unionit Rinor të UNESCO-s të Selanikut, Metodija Stojçevski dhe Babis Papajoanu, organizatorë të Ngjarjes Kulturore të Rinisë në kuadër të Marrëveshjes së Prespës, së bashku me eurodeputetët - bashkëkryesues të Dialogut të Zhan Monesë, Andreas Shider, Ilhan Kjuçuk dhe Marion Vallsman, si dhe ambasadori Samuel Zhbogar.

Lexo më shumë

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashk&#23...

E mërkurë, 29 janar 2020

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët në Samitin e kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në Bruksel merr pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Parlamentit Evropian, që organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Parlamentit Evropian David Sasoli. 

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikë...

E martë, 28 janar 2020, Bruksel

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Parlamenti Evropian

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përshëndes fillimin e këtij Samiti, që është me nismë të Kryetarit të nderuar Sasoli të cilit sinqerisht i falënderoj dhe mikpritës i të cilit kisha nderin të jem në dhomën tonë ligjvënëse para një muaj e gjysmë, gjatë vizitës së tij të parë oficiale jashtë Bashkimit Evropian pas marrjes së këtij funksioni të përgjegjshëm, a pas vendimit dëshpërues të Këshillit Evropian për mosndarjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me eurodeputetët Fajon dhe B...

E martë, 28 janar 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me eurodeputetët Fajon dhe Billçik 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, para fillimit të Samitit të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Parlamentit Evropian, dedikuar përforcimit të dimensionit parlamentar të procesit të zgjerimit dhe rolit të parlamenteve në agjendën reformuese për BE, realizoi takim me eurodeputetët Tanja Fajon dhe Vlladimir Billçik, bashkëkryesues të Grupit për mbështetje parlamentare të Ballkanit Perëndimor. 

Lexo më shumë

PJESËMARRJA E DEPUTETIT EJUP ALIMI NË DEBATIN P&#...

E hënë, 20 janar 2020, Zagreb 

PJESËMARRJA E DEPUTETIT EJUP ALIMI NË DEBATIN PËR PRIORITETET E KRYESIMIT TË KROACISË ME BE 

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën dyditore të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së - KOSAK, që mbahet në Zagreb, sot fjalim mbajti koordinatori i BDI-së dhe shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Alimi. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetaren e KSHPK Ivanovska ...

E premte, 17 janar 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetaren e KSHPK Ivanovska  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot kishte takim me kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.  

Në emër të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kryetarja Biljana Ivanovska ia dorëzoi Kryetarit Xhaferi Strategjinë nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave (2020 – 2024) me Plan aksioni për zbatimin e saj. 
Lexo më shumë

U votua pavarësia dhe pavarësia e shërbimit ...

E enjte, 16 janar 2020

U votua pavarësia dhe pavarësia e shërbimit të Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut Sot, në seancën e sotme të 130-të, me shumicë të madhe e votoi Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lexo më shumë
1234...84                                                                                     
Click