Kumtime

E hënë, 16 tetor 2017

DELEGACIONI I KUVENDIT NË ASAMBLENË E 137-TË TË UNIONIT INTERPARLAMENTAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Asamblenë e 137-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që do të mbahet prej më 16 deri 18 tetor 2017 në Shën Petersburg, Federata Ruse.

Në shoqërim të kryetarit, z. Xhaferi i cili është Shef i delegacionit, do të jenë deputetët, z. Jovan Mitreski, z. Rexhail Ismaili, z-nja Julijana Nikollova dhe z-nja Cvetanka Ivanova, Sekretar gjeneral i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të drejtohet me fjalim në sesionin e Kuvendit të UIP.       

Deputetët do të marrin pjesë në punën e komisioneve të UIP që do të diskutojnë për çështje të numërta në kompetencë të tyre, ndër të cilat: mirëmbajtja e paqes si mjet për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm; përfshirja e sektorit privat në implementimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së, veçanërisht në fushën e energjive ripërtërirëse; 20-vjetori i Deklaratës universale të UIP për demokracinë; arritja e standardeve më të larta në shëndetësi nëpërmjet shkencës dhe hulumtimit dhe ngjashëm.      

Pritet që në Kuvend të zgjidhet kryetari i ri i Unionit Interparlamentar, i cili do të udhëheqë me organizatën tre vitet e ardhshme. 

 
a

Na ndiqni në: