Kumtime

E hënë, 29 janar 2018 

Debat publik i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri 

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në mbledhjen e 11-të, do të mbajë Debat publik për: Propozim-ligjin për ndjekje të komunikimeve dhe Propozim-ligjin për Agjencinë operative-teknike. Debati publik do të mbahet më 2 shkurt (e premte) 2018, me fillim nga ora 10:00-15:00, në Sallën "Boris Trajkovski" në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri ftoi përfaqësues nga organizata, institucione të ndryshme, ekspertë nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë, të marrin pjesë në debatin dhe të japin mendime dhe qëndrime të tyre në lidhje me temën e debatit publik. 

Media juaj është ftuar të jetë e pranishme në debat dhe ta mbulojë ngjarjen. 

Për informata shtesë, kontaktoni personat zyrtarë: Petar Mitkovski dhe Tatjana Aleksovska në telefon 02 3119-140; apo në e-postë:kodbrana@sobranie.mk

 
a

Na ndiqni në: