Njoftimet

E shtunë, 25 nëntor 2017

Delegacioni i Kuvendit në punëtorinë në Bratislavë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: Ane Llashkovska dhe Ivana Tufegxhiq, nga e hëna, 27 nëntor 2017, do të marrë pjesë në punëtorinë me temë: „Transparenca dhe bashkëpunimi parlamentar me shoqërinë civile", në Bratislavë, Republika e Sllovakisë.

Kjo punëtori është në organizim të Institutit Demokratik Nacional për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI) dhe Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë, dhe është në funksion të krijimit të parlamentit të hapur dhe transparent, me qëllim të procesit më të mirë ligjvënës.

Në punëtori, deputetet do të shkëmbejnë përvojat me koleget e veta të rajonit, me koleget e Parlamentit të Republikës së Sllovakisë, si dhe me përfaqësues të shumtë nga institucionet e ndryshme të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të organizatave civile ndërkombëtare.

Click