Kumtime

E enjte, 22 shkurt 2018

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të AP-së së OSBE-së 

Prej 22 deri më 23 shkurt 2018 në Vjenë, Austri, do të mbahet Sesioni Dimëror i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në të cilin do të marrin pjesë: z. Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit, znj. Jagoda Shahpaska, anëtare dhe z. Fadil Zendeli, zëvendësanëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në agjendën e këtij kryesimi në të tria komitetet e përgjithshme të AP-së së OSBE-së do të shqyrtohen ngjarjet aktuale në OSBE, pastaj vijojnë pyetjet dhe përgjigjet dhe do të debatohet për Kontrollin e armës, çarmatosjen dhe joproliferimin: sfidat dhe mundësitë për rajonin e OSBE-së (Komisioni i Parë), Kriza klimatike: Zhvillimi i strategjive afatgjata për ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij globale (Komisioni i Dytë), Mbështetja e demokracisë në kohën e 'lajmeve të rrejshme' (Komisioni i Tretë) dhe për sesionin e ardhshëm vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që do të mbahet prej 7 qershor deri më 11 korrik 2018 në Berlin.

Z. Vlladimir Gjorçev dhe znj. Jagoda Shahpaska do të marrin pjesë edhe në mbledhjen e „Silk Road Support Group” („Grupi për Mbështetjen e Rrugës së Mëndafshtë“) të AP-së së OSBE-së që do të mbahet më 22 shkurt 2018, në cilësinë e anëtarëve të këtij grupi nga Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP-në e OSBE-së.

Pjesëmarrësve në këtë sesion me fjalime përshëndetëse do t'u drejtohen: z. George Cereteli, kryetar i AP-së së OSBE-së, z. Tomas Greminger, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së, z. Filipo Llombardi, kryetar i Ad-hok komisionit për migrim. 



 
a

Na ndiqni në: