Njoftimet

E hënë, 9 tetor 2017

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR „11 TETORI“

Më 11 tetor 2017 (e mërkurë), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror „11 Tetori“ do ta ndajë çmimin „11 Tetori“ për vitin 2017 për mirënjohjen më të lartë për veprën jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë.

Çmimin për veprën jetësore në sferën e kulturës dhe artit i ndahet z. Vllatko Stefanovski, artist muzikor, kurse çmimi për veprën jetësore në sferën e shkencës dhe arsimit i ndahet prof. dr. Amet Sherif, historian.

Click