Kumtime

E mërkurë, 6 dhjetor 2017

Ndarja e Çmimit Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“

Më 8 dhjetor 2017 (e premte), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në orën 13:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“ do ta ndajë Çmimin Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“ për vitin 2017 për njohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit të njeriut dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë.

Çmimi Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“, për realizim në sferën e edukimit dhe arsimit, u ndahet: prof. dr. Venko Andonovski - profesor dhe shkrimtar dhe prof. dr. Naim Alimi, historian; Çmimi për realizim në sferën e kulturës dhe artit, u ndahet: z. Garabet Tavitjan, artist muzikor, prof. dr. Jordan Plevnesh, shkrimtar dhe znj. Ilindenka Petrusheva, filmologe.

 
a

Na ndiqni në: