Kumtime

E martë, 19 dhjetor 2017 

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË FORUMIN PARLAMENTAR NË VJENË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje z. Goran Milevski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike dhe z. Hari Llokvenec, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë morën pjesë në mbledhje me temë: "Sfidat për furnizim të sigurt energjetik në rajonin e Komunitetit energjetik" në organizim të Komunitetit energjetik dhe të Forumit parlamentar për Evropën Juglindore me temë: "Efikasiteti energjetik dhe klima" në organizim të Shoqatës gjermane për bashkëpunim të cilat do të mbahen më 19 dhe 20 dhjetor 2017 në Vjenë, Austri. 

Përveç përfaqësuesve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjet do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve anëtare të Komunitetit energjetik, përfaqësuesit e Parlamentit evropian dhe shumë ekspertë. 

Në mbledhjet do të shqyrtohen më shumë çështje nga sfera e politikës energjetik dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor ndër të cilat edhe prezantimi i Raportit të Plenumit parlamentar për siguri në furnizimin energjetik dhe Programi për punën e Komunitetit energjetik në vitin 2018, udhëzuesi energjetik i BE-së deri në vitin 2050, efikasiteti energjetik, implikimet nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike dhe për zgjidhjet teknologjie për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë. 

 
a

Na ndiqni në: