UЕ lajme

E premte, 20 tetor 2017

APEL PËR NDIHMË PËR VIKTIMAT E TRAFIKIMIT ME NJERËZ 

Me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian për luftë kundër trafikimit me njerëz, e cila u shënua më 18 tetor, eurodeputetët u bënë apel vendeve të BE-së për zbatim më të mirë të ligjeve ekzistuese dhe rritje të mbështetjes për viktimat. 

Sipas raportit të Komisionit Evropian, ndërmjet vitit 2013 dhe 2014, vendet e BE-së kanë paraqitur 15.846 viktima të trafikimit me njerëz, nga të cilat 76% janë femra dhe vajza, por supozohet se numri i vërtetë i viktimave është shumë më i madh. 

Statistika thotë se dy prej tre (67%) të viktimave të regjistruara janë trafikuar për eksploatim seksual, 21% për lloje tjera të punës së detyrueshme dhe 12% për shkaqe tjera siç janë nxjerrja e organeve dhe robëri shtëpiake. Pjesa më e madhe e viktimave të identifikuara janë nga vendet e BE-së. 

Eurodeputetët në vitin 2011 miratuan direktivë për luftë kundër trafikimit me njerëz, duke përfshirë parandalimin, mbështetjen e viktimave dhe përndjekjen e delinkuentëve, ndërsa  vitin e kaluar rekomanduan disa masa për përmirësimin e gjendjes në dy rezoluta të miratuara. 

 
a

Na ndiqni në: