E martë, 25 shtator 2018
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E SHTATËDHJETETRETË E KB
Sot fillon Asambleja e përgjithshme e 73-të e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në hapjen e së cilës do të jenë të pranishëm krerët e Bashkimit Evropian: kryetari Zhan-Kllod Junker; nënkryetari i parë Frans Timermans, përfaqësuesja e lartë, nënkryetarja Federika Mogerini, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donalld Tusk.
Bashkimi Evropian do të jetë nikoqir i një numri të madh evenimentesh në margjinat e Samitit, si takime, panele, debate të nivelit të lartë etj.
Në agjendën janë paraparë fjalime të liderëve botërorë dhe tema si sfidat globale, sistemet e sigurisë, stabiliteti, krizat e Lindjes së Afërt, dhuna, marrëveshjet nukleare, migrimi, të drejtat e njeriut, bashkëpunimi global, shëndetësia, arsimi, papunësia, tregtia etj.