UЕ lajme

E premte, 20 tetor 2017

TRE FINALISTË PËR ÇMIMIN E FILMIT "LUKS" 

Parlamenti evropian edhe këtë vit tradicionalisht do ta ndajë çmimin "Luks" për film më mirë evropian në të cilin vihen në sfidë paragjykimet tona dhe ngrihen çështje për identitetin evropian. 

Finalistët e këtij viti janë: "Sami Blood", "Western" dhe "BPM (Beats per minute)", filma me karaktere të fuqishme të cilët luftojnë për identitetin e vet. 

  • "Sámi Blood" është film i regjisores suedeze Amanda Kernel, ku bëhet fjalë për një vajzë 14 vjeçare Llap, e cila duke ëndërruar për një jetë më ndryshe, e braktis bashkësinë e saj, por njëkohësisht ballafaqohet me racizëm; 
  • "Western" në regji të gjermanes Valeska Grizebah, i zgjidh problemet e migrimit dhe integrimit ekonomik, përmes tregimit për punëtorët gjermanë në kantierin për hidroelektranën në natyrë të bukur në Bulgari; 
  • "BPM (Beats per minute)" është oskari francez për këtë vit nga regjisori Robin Kampilo, i cili e pasqyron solidaritetin, kuptimin për humor dhe përcaktimin e një grupi aktivistësh për vetëdije më të madhe për sidën dhe për progres më të shpejtë në parandalimin dhe trajtimin në Francë në vitet e nëntëdhjeta. 

Dashamirësit e artit të shtatë mund t'i shohin të tre finalistët e festivaleve filmike në të gjitha vendet e BE-së nga tetori deri në dhjetor, falë titrave të siguruara në 24 gjuhët zyrtare të BE-së. Këtë vit, si risi, do të ketë tre projeksione simultane, ndërsa pas paraqitjes, publiku mund t'u parashtrojë pyetje ekipeve filmike, si dhe njerëzve tjerë përmes Tuiterit. 

Eurodeputetët do të kenë mundësi t'i shohin të tre filmat garuese dhe të votojnë për filmin për të cilin mendojnë se duhet të fitojë. Ceremonia për ndarjen e çmimeve do të mbahet më 14 nëntor, gjatë sesionit plenar në Strasburg. 

 
a

Na ndiqni në: