E enjte, 2 janar 2014
MBLEDHJA E KLUBIT TË DEPUTETEVE
Klubi i deputeteve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 30 dhjetor 2013, mbajti mbledhje me rendin e ditës në vijim:
1. Miratimi i raportit për punë njëvjeçare të Klubit të deputeteve;
2. Zgjedhja e koordinatores së Klubit të deputeteve për periudhën e ardhshme njëvjeçare.
Koordinatorja Liljana Kuzmanovska i informoi deputetet për Raportin për punën e Klubit në periudhën prej 1 tetor 2012 deri 30 dhjetor 2013, me ç'rast u zhvillua diskutim.
Raporti njëvjeçar i Klubit u miratua njëzëri.
Si koordinatore e Klubit të deputeteve në periudhën e ardhshme njëvjeçare është zgjedhur deputetja Tanja Tomiq.