E mërkurë, 4 tetor 2017
Promovimi i kandidateve për kryetare të komunave në Republikën e Maqedonisë
Klubi i Deputeteve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin Demokratik Nacional NDI do të organizojë: Promovimin e kandidateve për kryetare të komunave në Republikën e Maqedonisë.
Promovimi do të mbahet më 6 tetor 2017 në Sallën „Boris Trajkovski“ në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me fillim në orën 12:00.
Në promovim janë ftuar kandidatet për kryetare të komunave në Republikën e Maqedonisë, bartëset e listave të deputeteve, deputetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësueset e Sektorit për Mundësi të Barabarta të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të RM-së, Lobi i Gruas Maqedonase, Këshilli Nacional për Barazi Gjinore (SOZHM), organizatat ndërkombëtare, përfaqësitë diplomatike dhe Komisioni Evropian.
Prezencën tuaj mund ta paraqitni në k@sobranie.mk
PROGRAMI
- Ora 12:00 - 12:10 Fjalime hyrëse
- Gjylymsere Kasapi, koordinatore e Klubit të Deputeteve
- Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve
- Ora 12:10 - 12:20 Kris Henshou, drejtor i NDI Maqedoni
- Ora 12:20 - 13:20 Prezantimi i kandidateve për kryetare të komunave
- Ora 13:20 - 13:30 Konkluzione