Grupe joformalе



E premte, 20 korrik 2012

TAKIMI I PËRFAQËSUESVE TË KLUBIT TË DEPUTETEVE ME ZËVENDËSKRYEMINISTREN TEUTA ARIFI

Përfaqësueset e Klubit të deputeteve dje u takuan me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të ngarkuar për çështje evropiane, dr.Teuta Arifi.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet e Klubit të deputeteve në drejtim të avancimit të proceseve të barazisë gjinore dhe harmonizimit të dispozitave tona me standardet evropiane dhe praktikat e mira në këtë sferë, duke pasur parasysh atë që ky proces është i aspekt i rëndësishëm për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE.

Në mbledhjen u pajtuan bashkërisht që në periudhën e ardhshme të intensifikohen aktivitetet në pjesën e barazisë gjinore.
 

Click