Grupe joformalе



E hënë, 26 mars 2012

U REALIZUA TAKIMI I PUNËS TË KLUBIT TË DEPUTETEVE PËR BUXHETIM TË PËRGJEGJSHËM GJINOR

Më 23 mars 2012, në  hotelin "Best Vestern", Klubi i deputeteve dhe Zyra e UN Women - Organ i Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave të Shkupit, realizuan takim pune me eksperten austriake për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, dr.Elizabet Kllatcer.

Takimi u organizua në kuadër të projektit nacional të UN Women "Politika të përgjegjshme gjinore në Evropën Juglindore" i cili u përkrah nga Agjencia austriake për zhvillim, si pjesë e vizitës së dytë të dr.Klatcer për përkrahjen e Grupit punues për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, në përbërje të përfaqësuesve të ministrive tjera ndërsa i kryesuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Grupi punues momentalisht punon në përgatitjen e strategjisë së parë nacionale për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, i cili parashihet të miratohet në qershor 2012.

Në takimin, fjalime përshëndetëse mbajtën: znj.Sonja Mirakovska, koordinatore e Klubit të deputeteve, znj. Dijadra Bojd, përfaqësuese e përhershme e KB-së dhe znj.Ermira Lubani, UN Women, menaxhere e Projektit rajonal për buxhetim të përgjegjshëm gjinor.

Dr.Klatcer në fjalimin e saj paraqiti përvojat nga buxhetimi i përgjegjshëm gjinor në rajon dhe më gjerë dhe dha propozime për hapat vijuese të cilat duhet t'i ndërmerr Republika e Maqedonisë, e cila është lider në rajonin në këtë fushë. 

Click