Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 4 tetor 2017

Promovimi i kandidateve për kryetare të komunave në Republikën e Maqedonisë  

Klubi i Deputeteve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin Demokratik Nacional NDI do të organizojë: Promovimin e kandidateve për kryetare të komunave në Republikën e Maqedonisë.

Promovimi do të mbahet më 6 tetor 2017 në Sallën „Boris Trajkovski“ në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me fillim në orën 12:00.

E martë, 26 shtator 2017 

Ndërtojmë ura mirëkuptimi

Në organizim të UN Women dhe Lobit të grave maqedonase (LGM), në Strugë më 21 dhe 22 shtator u mbajt Punëtori nën moton "Ndërtojmë ura mirëkuptimi", në të cilën morën pjesë anëtarët e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

E premte, 21 korrik 2017 

Takimi i Klubit të deputeteve me temë: "Klubi i deputeteve, arritjet dhe prioritetet" 

Në takim ishin të pranishëm anëtaret e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ish-koordinatoret dhe zëvendëskoordinatoret e Klubit, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare, Instituti demokratik nacional dhe Komisioni Evropian. 

E enjte, 20 korrik 2017

Klubi i Deputeteve - arritjet dhe prioritetet

Klubi i Deputeteve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të organizojë takim me temë: „Klubi i Deputeteve, arritjet dhe prioritetet“. 

Në takim janë ftuar anëtaret e Klubit të Deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ish koordinatoret dhe zëvendëskoordinatoret e Klubit, përfaqësueset e organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare, Institutit Demokratik Nacional dhe Komisionit Evropian.

Takimi do të mbahet më 20 korrik 2017 (sot) në orën 14:00, në Sallën e Komisionit Kushtetues.

 

E enjte, 6 korrik 2017 

Mbledhje konstituive e Klubit të deputeteve  

Sot, Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhje konstituive në të cilën si koordinatore u propozua dhe u zgjodh deputetja e LSDM-së, Gjylymser Kasapi, ndërsa u morën vesh që deputetet e partive parlamentare të delegojnë anëtarë të kryesisë së klubit. 



E enjte, 2 janar 2014

MBLEDHJA E KLUBIT TË DEPUTETEVE

Si koordinatore e Klubit të deputeteve në periudhën e ardhshme njëvjeçare është zgjedhur deputetja Tanja Tomiq



E mërkurë, 18 dhjetor 2013

DEBAT PUBLIK ME TEMË: FORCIMI EKONOMIK I GRAVE

Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti debat publik me temë: Forcimi ekonomik i grave, në të cilën përveç anëtarëve të Klubit të deputetëve ishin të pranishëm: nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e komisioneve lokale për mundësi të barabarta, Lobit të grave maqedonase, Dhomës së zejtarëve të Republikës së Maqedonisë, Konfederatës së biznesit të Maqedonisë, Federatës së fermerëve të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të shoqatave tjera të cilat punojnë në këtë fushë.



E premte, 7 qershor 2013

TAKIM PUNE TË KLUBIT TË DEPUTETEVE

Në takimin përveç anëtarëve të Klubit të deputeteve ishin të pranishëm: ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, kryetari i Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Mende Dinevski, përfaqësues të organizatave joqeveritare: Lobi i Grave Maqedonase, H.E.R.A., Këshilli Nacional për Barazi Gjinore KGM, Aksioni "Zdruzhenska", Rrjeti Nacional Kundër Dhunës Ndaj Grave, Reaktor, Antiko dhe Shoqata ESB.



E enjte, 8 nëntor 2012

TAKIMI I KRYESISË SË KLUBIT TË DEPUTETEVE ME MEKDONALLD

Kryesia e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot u takua me z.Jakopo Leone Mekdonalld, hulumtues gjinor i ODHR, të cilin e informuan për punën e Klubit të deputeteve dhe Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.



E hënë, 1 tetor 2012

ZGJEDHJA E KOORDINUESES SË RE TË KLUBIT TË DEPUTETËVE

Si koordinuese në periudhën e ardhshme njëvjeçare u zgjodh deputetja Liljana Kuzmanovska. 



E premte, 20 korrik 2012

TAKIMI I PËRFAQËSUESVE TË KLUBIT TË DEPUTETEVE ME ZËVENDËSKRYEMINISTREN TEUTA ARIFI

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet e Klubit të deputeteve në drejtim të avancimit të proceseve të barazisë gjinore dhe harmonizimit të dispozitave tona me standardet evropiane dhe praktikat e mira në këtë sferë, duke pasur parasysh atë që ky proces është i aspekt i rëndësishëm për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE.



E mërkurë, 4 prill 2012

TAKIMI I KRYESISË SË KLUBIT TË DEPUTETEVE ME ZNJ. JOZEFINA ÇOBA TOPALLI

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj.Jozefina Çoba Topalli theksoi se është befasuar pozitivisht nga organizimi i mirë i Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë



E hënë, 26 mars 2012

U REALIZUA TAKIMI I PUNËS TË KLUBIT TË DEPUTETEVE PËR BUXHETIM TË PËRGJEGJSHËM GJINOR

Më 23 mars 2012, në  hotelin "Best Vestern", Klubi i deputeteve dhe Zyra e UN Women - Organ i Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave të Shkupit, realizuan takim pune me eksperten austriake për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, dr.Elizabet Kllatcer.



E mërkurë, 21 mars 2012

TAKIM PUNE I KLUBIT TË DEPUTETEVE

Klubi i deputeteve dhe Zyra e UN Women - Trup i Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave të Shkupit, do të mbahet takim pune me eksperten austriake për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, dr.Elizabet Kllatcer, më 23 mars 2012, nga ora 10:00 deri 13:00, në hotelin "Best Vestern" në Shkup



E hënë, 20 shkurt 2012

MBLEDHJA E KLUBIT TË DEPUTETEVE

Në mbledhjen u shqyrtuan propozime për punën e Klubit të deputeteve në periudhën e ardhshme të mandatit, pastaj u hapën çështje për Rregulloren e punës së Klubit, ndërsa u diskutua edhe për propozim-përpilimin e Strategjisë për punën e Klubit



E hënë, 12 dhjetor 2011

TAKIM PUNE I KLUBIT TË DEPUTETEVE

Moderator i takimit do të jetë Keti Alen, kryetar i Grupit të Koneksionit, i cili njëzet vitet e fundit punon me qëllim që t'u ndihmojë bashkësive, qeverive, organizatave joqeveritare dhe organizatave të grave për komunikim më të mirë me mediumet, publikun dhe politikanët.



E enjte, 10 nëntor 2011

KLUBI I DEPUTETËVE E SHQYRTOI PROPOZIM-BUXHETIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2012, NË PJESËN E BARAZISË GJINORE

Pas diskutimit të vëllimshëm u miratua konkluzion që të parashtrohen amendamente për Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 dhe atë: