MK AL EN FR

PëR KUVENDIN
Pallati i Kuvendit
Xhiro virtuale nëpër Kuvend
Foto galeria
Shërbimi i kuvendit
Organizimi i Shërbimit të Kuvendit
Sekretari i Kuvendit të RM-së
Ish-sekretarët e Kuvendit të RM-së
Akte të rëndisishme
Kompetencat e Kuvendit
Kushtetuta e RM-së
Rregullorja e Kuvendit
Ligj për Kuvendin e RM
Legjislacioni
Procedura Ligjvënëse
Ligje
Kryetari i Kuvendit
Kompetencat dhe detyrat
Për Kryetarin
Fjalime dhe Fjalë rasti
Aktivitete
Sektori-Kabineti i Kryetarit të Kuvendit
Ish-kryetarët e Kuvendit
Fotogaleria
Nënkryetarët e Kuvendit
DEPUTETëT
Legjislatura e deputetëve 2011-2015
Legjislatura e deputetëve 2008-2011
Legjislatura e deputetëve 2006-2008
Legjislatura e deputetëve 2002-2006
Legjislatura e deputetëve 1998-2002
Legjislatura e deputetëve 1994-1998
Legjislatura e deputetëve 1991-1994
SEANCA PLENARE
2011-2015
2008-2011
2006-2008
2002-2006
KëSHILLAT
TRUPAT PUNUES
Trupat e tjerë
Trupat punues 2011-2015
Trupat punues 2008-2011
Trupat punues 2006-2008
Trupat punues 2002-2006
Trupat punues 1998-2002
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Delegacione
Grupe parlamentare për bashkëpunim
Qendra evropiane për hulumtime parlamentare dhe dokumentacion (QEHPD)
IPEX
Unioni Europian
Republika Maqedonisë në rrugën për në BE
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Parlamenti Evropian
Këshilli nacional për eurointegrime
Komiteti i përzier parlamentar UE-RM
Harmonizimi i legjislacionit
Buletini i KPP
Për Unionin Evropian
Marrëveshja e Lisbonës
KLUBI I DEPUTETEVE
Për klubin
Misioni
Përbërja
Kryesia
Aktivitete
Arritjet
Dokumentet
Galeria
Kontakte









E hënë, 27 qershor 2011

FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, NË SEANCËN E PARË KONSTITUTIVE 

Të nderuar përfaqësues të kreut të shtetit,
Shkëlqesitë tuaja,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar përfaqësues të mjeteve të informimit publik,
Zonja dhe zotërinj,

Që në fillim, më lejoni që sinqerisht të falënderohem për zgjedhjen për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Besimin që ma dhatë, duke më zgjedhur në funksionin e kryetarit të përbërjes së shtatë të dhomës ligjvënëse të Maqedonisë, paraqet nder të madh dhe obligim për mua, sidomos pasi kjo ndodh në çastet kur nga përkushtimi dhe veprimi ynë i përbashkët në masë të madhe do të përcaktohet trajektorja nga do të shkojë atdheu ynë. Në këtë kontekst, më lejoni t’ju siguroj se detyrën që ma besuat do ta ushtroj me ndërgjegje, me vetëmohim dhe mbi të gjitha - me përgjegjësi.   Përvoja ime politike, përkushtimi në realizimin e prioriteteve nacionale maqedonase, si dhe lojaliteti ndaj vlerave të demokracisë, le të jenë konfirmim plotësues se Kuvendi i Maqedonisë edhe në të ardhmen, si edhe në të kaluarën, do të jetë garancia më e fuqishme për realizimin e interesave tona shtetërore.

Do të doja që të gjithë ne, deputetët e të gjitha partive politike, bashkërisht, të jemi garanci për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shtetit të Maqedonisë.

Fillimi dhe fundi i veprimeve tona doemos duhet të jetë Maqedonia, ndërsa realizimi i tyre doemos duhet të jetë vetëm nëpërmjet fuqisë së fjalës.

Zgjedhjet përfunduan, por nga sot fillojmë me fushatë të re, që ka një qëllim për të gjithë:  e ky është Maqedoni e fuqishme, e përparuar, stabile dhe demokratike!

Dua t’ju siguroj se interesi im kryesor do të vazhdojë të jetë vetëm Maqedonia, ndërsa mjetet për realizimin e këtij qëllimi - siç theksova me rastin e ngjashëm në vitin 2008, kur për herë të parë u zgjodha si kryetar i Kuvendit, do të vazhdojnë të jenë vetëm Kushtetuta, Ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit të Maqedonisë.

Dua t’ju siguroj edhe se pavarësia politike dhe sjellja e përgjegjshme ndaj të gjithëve dhe për gjithçka, do të jenë bazë në themelet e së cilës do t'i ndërtojmë marrëdhëniet  tona të ndërsjella.

Maqedonia meriton kuvend në të cilin dallimet politike do të na bashkojnë nën diellin e Maqedonisë.

Maqedonia meriton kuvend që do të na japë shtytje në rrugën tonë evropiane dhe euroatlantike.

Më në fund, Maqedonia meriton kuvend, që si simbol i unitetit të shumëllojshmërisë së Maqedonisë, do ta promovojë frymën e mirëkuptimit ndëretnik, tolerancës dhe solidaritetit.

Në fjalimin tim të parë në vitin 2008, kam theksuar edhe se do të punoj me përkushtim që kuvendi të bëhet tempull i vërtetë i demokracisë.

Premtova punë me përkushtim, vetëmohim dhe shumë përpjekje.

Premtova kthim të dinjitetit të pushtetit ligjvënës dhe angazhim të fuqishëm institucional në funksion të sigurimit të përparimit të atdheut tonë-Republikës së Maqedonisë.

Sot, duke u kthyer mbrapa në vitet që kaluan, konsideroj se duhet të jemi të kënaqur.  Të dy raportet pozitive të Komisionit Evropian, në të cilat është konfirmuar roli kryesor i Kuvendit në realizimin e agjendës sonë evropiane, janë vërtetim i pakontestueshëm për atë që u tha.  Në këtë kontekst, arritjet në të kaluarën, trashëgimia e të gjitha përbërjeve parlamentare të mëparshme, si dhe arritjet e njëzetedy kryetarëve të dhomës ligjvënëse të Maqedonisë, duke filluar nga i madhi Metodija Andonov - Çento, le të jenë burim frymëzimi për ballafaqim me sfidat që pasojnë, fryma e të cilëve shpie në konstatimin–reformat doemos duhet të vazhdojnë.

Të nderuar kolegë,

Për përbërjen e shtatë të dhomës ligjvënëse të Maqedonisë dhe për qeverinë, për zgjedhjen e së cilës do të debatojmë në ditët që pasojnë, paraqiten sfida historike, që presupozojnë përgjegjësi të madhe, pjekuri personale dhe vendosmëri në realizimin e qëllimeve që bashkërisht i kemi përcaktuar, e të cilave qytetarët tanë në zgjedhjet e fundit u dhanë përkrahje të pakontestueshme dhe legjitimitet.

Në themelin e arritjeve të realizuara shtetërore, doemos duhet ta përfundojmë ndërtimin e një shteti evropian modern, që të mundemi tërësisht ta përfundojmë rrugëtimin tonë, qëkur ky Kuvend e miratoi vendimin historik për sovranitetin e shtetit të Maqedonisë. 

Jam i bindur se qëllimet e këtilla të larta do t’i arrijmë, pasi ato janë masa e përgjegjësisë sonë të përbashkët. 

Të nderuar kolegë deputetë,

Si "i pari në mesin e të barabartëve", ju them të krenoheni me detyrën e besuar nga qytetarët.  Megjithatë, njëkohësisht ju them edhe që të jeni të vetëdijshëm në ushtrimin e saj.

Besoj se shumë mirë e dini se nuk ekziston asnjë interes më i lartë që mund ta përcaktojë veprimin e deputetit, nga interesi shtetëror i Maqedonisë.  Le të mbetet kjo edhe në të ardhmen ideja kryesore – udhërrëfyese në këtë ndërtesë dhe asnjë qëllim tjetër le të mos paraqitet në debatet dhe punën tonë. 

Kuvendi i Maqedonisë duhet të vazhdojë të jetë përfaqësues i interesave në të gjitha segmentet e shoqërisë së Maqedonisë dhe në të gjitha viset tona.

Lojaliteti ynë i plotë ndaj demokracisë dhe ndaj respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, gjithashtu, jam i bindur se do të vërtetohet nëpërmjet punës dhe vendimeve që do të miratohen  në këtë përbërje të dhomës ligjvënëse të Maqedonisë.

Vitet që pasojnë, janë aq serioze dhe të rëndësishme, për çfarë synimi ynë evropian dhe lojaliteti ndaj familjes së botës së lirë dhe të zhvilluar mbahet dhe doemos do të duhet të mbahet në sallën e Kuvendit të Maqedonisë.

Të dashur miq,

Në kohën që pason doemos do të duhet të vazhdojmë të gjejmë mënyra se si ta zhvillojmë pluralizmin politik dhe ta forcojmë konsensusin.

Jam i bindur se përbërja e shtatë e dhomës ligjvënëse të Maqedonisë do t’i tejkalojë sfidat dhe do të kontribuojë për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë.

Jam i bindur se përbërja e shtatë e dhomës ligjvënëse të Maqedonisë do të jetë garanci për pjekurinë e re politike të Maqedonisë që të mund në fund të mandateve tona të gjithë së bashku të qëndrojmë në anën pozitive të historisë.

Qytetarët votuan për përfundimin dhe realizimin e plotë të qëllimeve strategjike të atdheut tonë.  Ata presin që në kuadër të procedurës parlamentare qëndrimi i këtillë të realizohet tërësisht.  Detyra e kryetarit, e di se nuk është aspak e lehtë, por, jam më se i sigurt se gjithçka është shumë më e lehtë kur ky obligim dhe detyrë e rëndësishme shtetërore ushtrohet në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi.

Rroftë Republika e Maqedonisë dhe Zoti e bekoftë!

Ju faleminderit. 

Copyright 2009 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. e-mail: sobranie@sobranie.mk