Eurodeputetët e pranuan Propozimin për mobilizim të pacientëve, me çka pacientit nga vendet anëtare të Unionit Evropian do t’i lehtësohej të shërohet jashtë kufijve të shtetit të vet. Qëllimi i këtij propozimi është që të gjithë të kenë qasje të njëjtë në shëndetësi, e drejta e shërimit të bazohet në nevojat e pacientëve, e jo në mjetet teknike.
