AUTORIZIMET DHE DETYRAT E KRYETARIT TË KUVENDIT
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë zgjidhet nga radhët e deputetëve me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Mandati i Kryetarit zgjat katër vjet.
Kryetari i Kuvendit e përfaqëson Kuvendin, i cakton seancat e Kuvendit dhe kryeson me to, kujdeset për zbatimin e Rregullores së Kuvendit, i nënshkruan dekretet për shpalljen e ligjeve dhe kryen punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me Rregulloren e Kuvendit.
- kujdeset për zbatimin e Rregullores së punës dhe jep shpjegime rreth zbatimit të saj, për çka mund të kërkojë mendim nga Komisioni për çështjet e rregullores, të imunitetit dhe mandateve, - cakton trup punues kompetent për shqyrtimin e çështjeve të caktuara të parashtruara në Kuvend (trup pune amë), - e kontrollon rregullsinë e propozimit për ngritjen e nismës qytetare për miratim të ligjit, shpalljen e referendumit në nivel shtetëror dhe për dhënien e propozimit për fillimin ndaj ndryshimit të Kushtetutës, - kujdeset për harmonizimin e aktiviteteve të Kuvendit me Presidentin e Republikës dhe Qeverinë, - bashkëpunon me koordinatorët e grupeve parlamentare, - në emër të Kuvendit realizon bashkëpunim ndërkombëtar me përfaqësuesit parlamentar, diplomatikë-konsullorë dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe me personalitete të huaja të shquara, - e ndjek punën e Shërbimit të Kuvendit, kujdeset për përparimin e punës së tij dhe për krijimin e kushteve për punë efikase dhe bashkëkohore, - ia beson kryerjen e disa punëve Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, - formon grupe pune për shqyrtimin e çështjeve të caktuara në kompetencë të Kuvendit, - nxjerr akte të përcaktuara me këtë rregullore dhe - bën punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutë, me ligj dhe me këtë rregullore.
Kryetar i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë është Trajko Veljanoski .
Kryetarë të mëparshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
|