|
|
|
|
|
E enjte, 9 maj 2013, Dublin Delegacioni parlamentar i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në Irlandë, i cili momentalisht kryeson me Bashkimin Evropian, përveç takimit me nikoqirin kryesuesi i Dhomës së përfaqësuesve të Iralandës z. Shon Beret, u takua edhe me kryetarin e Irlandës z. Majkll D. Higins, ministren e Çështjeve Evropiane znj.Llusinda Kreiton, me Komisionin e Përbashkët për Çështje Evropiane dhe me Grupin irlandez-maqedonas për miqësi.  |
|  | |
E mërkurë, 8 maj 2013, Dublin, Irlandë Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për mikpritjen dhe takimin që mundësoi këmbim të sinqertë informatash dhe mendimesh për çështjet eurointegruese, për çështjet bilaterale dhe çështjet tjera në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve.  |
E martë. 7 maj 2013 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, prej nesër qëndron në vizitë zyrtare në Irlandë në nivel më të lartë shtetëror. Vizita zyrtare dyditore në Irlandë, e cila momentalisht kryeson me Bashkimin Evropian, realizohet me ftesë të kryesuesit të Dhomës së përfaqësuesve të Irlandës, z. Shon Beret.  |
E martë, 30 prill 2013 Në takimin e sotëm, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dyja shteteve dhe përkrahjen reciproke në plan bilateral dhe multilateral. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për qëndrimin pozitiv të Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht për përkrahjen e qartë, konstante dhe principiele të Shqipërisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, edhe pse të dyja shtetet bashkërisht filluan të ecin drejt këtij qëllimi  |
|  | |
E hënë, 22 prill 2013 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, nga sot merr pjesë në Konferencën në nivel të kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian, që mbahet në Nikozi, Republika e Qipros. Kryetari Veljanoski në këtë konferencë merr pjesë me ftesë të kryetarit të Dhomës përfaqësuese të Republikës së Qipros, Janakis L.Omirou  |
E mërkurë, 17 prill 2013 Kryetari kishte takime të shkurtra me kryeministrin aktual Dejvid Kameron, ish-kryeministrin britanik Xhon Mejxhor, me ish-kryeministrin kanadez Stiven Harper, me kryeministrin aktual shqiptar Sali Berisha dhe personalitete tjera politike  |
E enjte, 11 prill 2013 Në takimin e sotëm, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet shteteve të cilat bazohen në bashkëpunimin konstruktiv shumëvjeçar dhe përkrahjen e ndërsjellë në planin bilateral dhe multilateral. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për pozicionin e qartë dhe konstant të Republikës së Sllovenisë ndaj Republikës së Maqedonisë, i cili shënon përkrahje të vazhdueshme, të fuqishme dhe principiele për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë.  |
|  | |
E hënë, 1 prill 2013, Beograd Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, në kuadër të së cilës, sot u takua me kolegun e tij, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, z.Nebojsha Stefanoviq, me kryetarin e Grupit parlamentar për bashkëpunim, z.Zoran Ostoiq dhe me anëtarët e Grupit, si dhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, z.Ivica Daçiq  |
|  | |
E martë, 26 mars 2013 Në fillim të takimit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, e theksoi vazhdimësinë dhe tendencën zhvillimore pozitive të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse. Ai theksoi se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ekziston grup parlamentar për miqësi dhe bashkëpunim, kryetar i të cilit është Ivan Stoilkoviq dhe shprehu bindje se nga takimi i sotëm bashkëpunimi parlamentar do të fillojë të thellohet dhe të zhvillohet në mënyrë më dinamike.  |
E mërkurë, 6 mars 2013, Indi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, në kuadër të vizitës zyrtare në Indi, u takua me kryetaren e Dhomës së ulët të Parlamentit të Indisë, znj.Mira Kumar. Në fillim të këtij takimi të përzemërt dhe miqësor të dyja palët potencuan rëndësinë e madhe historike të vizitës së delegacionit maqedonas në Indi  |
E martë, 5 mars 2013, Indi Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski shprehu falënderim të veçantë që e udhëheq delegacionin e parë zyrtar të nivelit të lartë në Indi dhe që mikpritja e nikoqirit është e nivelit të lartë. Ai potencoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Indisë shënojnë progres të vazhdueshëm, zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë  |
E enjte, 28 shkurt 2013 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, më 1 mars 2013, si organizues i manifestimit, solemnisht do ta hapë Memorialin e 50-të jubilar të Mavrovës në sportin e skive nordike.  |
E enjte, 14 shkurt 2013 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, në fillim të takimit i dëshiroi mirëseardhje z.Riçard Hovit, duke shprehur njëkohësisht falënderim për përkrahjen që ia jep Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues, me ç'rast potencoi se raportet të cilat z.Hovit i përgatit për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian janë objektive, principiele, integrale dhe në favor të integrimit më të shpejtë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian  |
E mërkurë, 13 shkurt 2013 Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve të Partisë Popullore Evropiane dhe i informoi për gjendjen e përgjithshme politike në Republikën e Maqedonisë.  |
E shtunë, 9 shkurt 2013 Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për përkrahjen principiele dhe përpjekjet e plota të SHBA-së ndaj Republikës së Maqedonisë. Ai theksoi se edhe pse Maqedonia ende nuk është anëtare e NATO-s, ajo i përmbush të gjitha obligimet e të qenët anëtare dhe kështu do të vazhdojë.  |
E premte, 8 shkurt 2013, Uashington U dha konstatim i përbashkët se ka nevojë për futjen e aktiviteteve dhe masave për zmadhimin e interesit të emigrantëve me të drejtë vote, për nxjerrjen e pasaportave për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.  |
E premte, 8 shkurt 2013, Uashington Edhe në këtë mbledhje kryetari Veljanoski u angazhua që gjatë integrimit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë në këto organizata të vlejnë rregullat e njëjta të cilat vlejnë edhe për vendet tjera. Pas takimit të dy funksionarët shkuan në Drekën e përbashkët të liderëve, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve të Mëngjesit të lutjeve.  |
E enjte, 7 shkurt 2013 Në ditën e parë të qëndrimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në Uashington, u realizuan më shumë takime me kongresistë, senatorë dhe kryetarë të fondacioneve dhe organizatave ndërkombëtare.  |
E martë, 5 shkurt 2013, Njujork Në takimin e përzemërt u diskutua për më shumë çështje, me ç'rast theksi u vendos mbi avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë drejtim, kryetari Veljanoski theksoi interesin e veçantë dhe kontributin e vazhdueshëm të Republikës së Maqedonisë në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.  |
E premte, 1 shkurt 2013 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski shprehu kënaqësi për takimin me ambasadorin Lalakos të cilit njëkohësisht i dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e tij.  |
|
|
|
|
|
|