Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
shqyrtimin e propozim-ligjeve dhe dispozitave të tjera që i miraton Kuvendi nga sfera e punës dhe politikës sociale, arsimit dhe shëndetësisë, familjes dhe kujdesit të fëmijëve, si dhe propozim-ligje dhe dispozita tjera nga aspekti i përfshirjes së gjinive në konceptin gjinor në to;
shqyrtimin e Propozim-planit nacional për aksion për mundësi të barabarta të burrave dhe grave;
përcjelljen e miratimit dhe zbatimit të masave themelore dhe të veçanta për zbatimin e mundësive të barabartë të grave dhe burrave në të gjitha sferat e sektorit privat dhe publik nëpërmjet raporteve të dorëzuara nga Seksioni për përparimin e barazisë ndërmjet gjinive pranë Ministrisë së Punës dhe Politikë Sociale;
përcjelljen e sistemit të masave për mënjanimin e trajtimit të barabartë të burrave dhe grave nëpërmjet raporteve të parashtruara nga Seksioni për përparimin e barazisë ndërmjet gjinive pranë Ministrisë së Punës dhe Politikë Sociale;
inicimin e miratimit dhe ndryshimit të ligjeve dhe dispozitave të tjera nga sfera e mundësive të barabarta të burrave dhe grave;
nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet organeve kompetente që kanë të bëjnë me mundësitë e barabarta të burrave dhe grave;
informimin e rregullt të Kuvendit për të gjitha çështjet lidhur me mundësitë e barabarta të burrave dhe grave;
bashkëpunimin me komisionet adekuate dhe me shtetet tjera, dhe
shqyrtimin e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me mundësitë e barabarta të burrave dhe grave.