|
|
|
|
|
E hënë, 10 qershor 2013 Parlamenti evropian, nga 10 deri 13 qershor, në Strasburg, do të mbajë seancë plenare, në të cilën, ndër të tjerash, do të votohet për reforma të caktuara shengen në lidhje me kontrollet kufitare ilegale. Gjithashtu, do të votohet për instalimin e sistemit të përbashkët evropian për ballafaqim me azilin, duke marrë parasysh numrin prej 330.000 azilkërkuesish, që janë regjistruar në vendet e Bashkimit Evropian në vitin 2012.  |
E enjte, 23 maj 2013, Strasburg Me 505 vota "pro", 61 vota "kundër" dhe 31 vota "të përmbajtur", Parlamenti Evropian e miratoi Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012. Gjatë votimit u miratua vetëm një pjesë e amendamenteve të propozuara të parashtruara për Rezolutën.  |
E enjte, 23 maj 2013 Dje ne Parlamentin Evropian u zhvillua debat lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, ndërsa sot do të votohet për të. Pothuajse të gjithë eurodeputetët në fjalimet e tyre kërkuan që vendi ynë menjëherë të marrë datë për negociata.  |
E mërkurë, 22 maj 2013 Sot pasdite, Parlamenti Evropian, në kuadër të seancës plenare në Strazburg, do të debatojë lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, ndërsa votimi për të do të bëhet të nesërmen.  |
E martë, 21 maj 2013 Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel, do të mbajnë mbledhje të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK), ku në rend dite është edhe çështja nëse duhet t'i dërgojnë ftesë Këshillit Evropian në Samitin që do të mbahet më 27 dhe 28 qershor.  |
E hënë, 20 maj 2013 Nga 20 deri 23 maj, Parlamenti Evropian mban seancë plenare në Strazburg, në të cilën do të debatohet lidhur me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, të përpiluar nga raportuesi për vendin tonë, eurodeputeti Riçard Hovit. Debati do të zhvillohet më 22 maj, ndërsa votimi do të bëhet më 23 maj.  |
E martë, 16 prill 2013 Sot pasdite, në Parlamentin Evropian në Strazbur, eurokomisari për zgjerim të Bashkimit Evropian, z.Shtefan Fyle, do ta publikojë Raportin Special për Republikën e Maqedonisë.  |
E martë, 9 prill 2013 Me 38 vota "për" dhe 13 vota "kundër", Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian e miratoi Rezolutën për Progresin e Republikës së Maqedonisë, në seancën e djeshme të rregullt në Europarlamentin në Bruksel  |
E hënë, 8 prill 2013 Sot pasdite, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, në mbledhjen e tij të rregullt në Parlamentin Evropian në Bruksel, do të votojë Rezolutën për Republikën e Maqedonisë  |
E hënë, 8 prill 2013 Më 8 prill 1993 Republika e Maqedonisë u bë anëtare e 181 e Kombeve të Bashkuara. Sot kjo organizatë botërore, me seli në Njujork, numëron 193 vende-anëtare.  |
E hënë, 11 mars 2013 Parlamenti Evropian prej 11 deri më 14 mars do të mbajë seancë plenare në Strasburg, në të cilën me rastin e 8 marsit të kaluar – Dita ndërkombëtare e gruas, do të bëhet fjalë për investim në trajnime të vendeve të punës dhe sipërmarrje të grave, për stereotipat gjinorë në Bashkimin Evropian dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në Afrikën Veriore  |
E hënë, 14 janar 2013 Nga 14 deri 17 janar në Strazburg, Parlamenti Evropian mban seancë plenare, në kuadër të së cilës do të diskutohet edhe për planin për garanci që njerëzit e rinj të fitojnë punë, arsim ose ofertë për praktikant pas katër muajsh papunësi.  |
E martë, 8 janar 2013 Stabiliteti, vendet e punës dhe zhvillimi do të jenë në fokusin e Kryesisë së Irlandës me Këshillin e Bashkimit Evropian, e cila startoi në fillim të vitit të ri.  |
|
|
|
|
|
| Për ditën e sotme - 18.06.2013, nuk është caktuar seancë plenare dhe as mbledhje të trupave punues |
|
|