|
|
|
|
|
E mërkurë, 15 maj 2013 Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i udhëhequr nga shefja e delegacionit, znj.Ermira Mehmeti, e në përbërje të të cilit janë z. Pavle Trajanov dhe z. Goran Sugarevski, nga 16 deri 19 maj do të marrin pjesë në punën e Sesionin Pranveror të AP të NATO-s që mbahet në Luksemburg.  |
E enjte, 2 maj 2013 Me rastin e tekstit të sotëm të publikuar në media të caktuara për prononcimet e deputetit nga Zvicra në AP të Këshillit të Evropës, z. Andreas Gros, ndërsa nëse këto përkojnë me atë që është thënë nga ana e tij, dëshiroj ta informoj publikun për çështjen si vijon: Republika e Maqedonisë është anëtare e plotfuqishme e Këshillit të Evropës.  |
E enjte, 2 maj 2013 Në kuadër të ngjarjes, më 3 maj do të mbahet diskutim podiumi me temë: Evropa, Solidaritet në krizë; Kontroll i krizës ekonomike dhe financiare, në të cilin si kryetare e RDM-së dhe anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të merr pjesë deputetja, znj.Liljana Popovska.  |
E martë, 23 prill 2013 Me ftesë të Institutit Demokratik Nacional (NDI), kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.Rexhail Ismaili, do të marrë pjesë në Seminar me temë: Tejkalimi i sfidave për mbikëqyrje të cilën e kryejnë komisionet parlamentare. Seminari do të mbahet nga 24 deri më 26 prill 2013 në Beçiq, Mal të Zi.  |
E hënë, 22 prill 2013 Sesioni i rregullt pranveror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbahet nga 22 deri më 26 prill në Strazburg, Francë. Në sesionin do të marrë pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me shefin e delegacionit z.Aleksandar Nikollovski, dhe anëtarët znj.Ermira Mehmeti Devaja dhe z.Imer Aliu.  |
|  | |
E hënë, 22 prill 2013 Me ftesë të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë " Xhorxh C. Marshall", në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-së në Shkup, Maqedonia, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Suzana Saliu dhe deputetët: Marjanço Nikollov, Toni Trajanovski, Ivon Veliçkovski, Cvetanka Ivanova, Marija Rashkovska, Orhan Ibraimi, Safet Bishevac, Tanja Tomiq, Dimitar Stevananxhija, Kosana Nikoliq Mazneva dhe Vjollca Mehmeti-Nuredini do të marrin pjesë në Seminarin për Politikë Nacionale të Sigurimit i dedikuar për deputetë, i cili do të mbahet nga 23 deri 26 prill 2013, në Garmish-Partnekirhen, Gjermani.  |
|  | |
E mërkurë, 10 prill 2013 Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje me: znj.Vlladanka Aviroviq, kryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike, z.Marjanço Nikollov, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe z.Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, do të jetë i pranishëm në seminarin parlamentar, i cili do të mbahet më 12 prill në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës  |
E hënë, 25 shkurt 2013 Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 26 shkurt 2013, në ora 11, do të vendosë kurorë me lule të freskëta në varrin e presidentit Boris Trajkovski, në vendin ku prehen kolosët, varrezat e Butelit  |
|
|
|
|
|
| Për ditën e sotme - 17.05.2013, nuk është caktuar seancë plenare dhe as mbledhje të trupave punues |
|
|