Koordinatorja e Grupit parlamentar të VMRO-DMPNE-së, znj.Sillvana Boneva, realizoi takim me delegacionin e përbashkët të Komisionit të Venedikut dhe ODHIR-së, të përbërë nga Oliver Kask, Amaja Ubeda de Tores dhe Tamara Otashavili.
Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Islamike të Iranit, z.Hajrulla Misini, realizoi takim me SH.T. Said Sadeg Mohamadi, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Maqedonisë
Gjatë drekës joformale funksionaret e të dyja vendeve edhe një herë vunë në pah bashkpunimin e mirë parlamentar që kanë Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, biseduan për rolin shumë të rëndësishëm të parlamenteve në rrugën e eurointegrimeve si dhe për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të drejta dhe demokratike për imazhin demokratik të këtyre dy vendeve, kur dihet se të dy shtetet janë në prag të procesit të zgjedhjeve, të atyre lokale që do të mbahen në R. e Maqedonisë në mars dhe të atyre parlamentare në R. e Shqipërisë të parapara në muajin qershor.
Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot mbajti takim me politikanet e botës arabe. Takimi u organizua nga Instituti arab për femrat udhëheqëse dhe Lobi i femrave maqedonase, i mbështetur nga Instituti republikan ndërkombëtar.